Më 1 prill të vitit 2015 Presidenti i asaj kohe Bujar Nishani i kishte dhënë dekoratë Brahim Bilalit.“Dekorata e Artë të Shqiponjës” ju akordua me numër dekreti 9030, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë të spikatur kundër diktaturës dhe shtypjes, si dhe sakrificave të pamohueshme në shërbim të përhapjes së vlerave të lirisë dhe demokracisë”.
Brahim Bilali ishte drejtues i shoqatës “2 Prilli”.