• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRASËSI ME PAGESË I ÇAPJAVE”/ Si ndodhi NGJARJA në Elbasan dhe kush është Shkëlzen Hasanpapaj
Home
Sociale

“VRASËSI ME PAGESË I ÇAPJAVE”/ Si ndodhi NGJARJA në Elbasan dhe kush është Shkëlzen Hasanpapaj

14 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dosja e Shkëlzen Hasanpapës, i dyshuar si vrasës me pagesë i bandës rivale të Capjave në Elbasan, është kthyer në një mollë sherri në institucionin e akuzës në këtë rreth. Po ndërsa pritej që ai të përgjigjej për atentatin në zemër të qytetit, ku vuri në rrezik jetën e jo pak personave, prokuroria e akuzon për plagosje e kanosje e thotë se ai ka kryer vetëm plagosje të lehtë.

Sot, prokuroria ndryshoi sërish akuzat ndaj tij duke e konsideruar si vrasësin kryesor të ngjarjes së ndodhur vitin e kaluar.

Po për çfarë konkretisht akuzohet Shkelzen Hasanpapa dhe si ra prokuroria në gjurmët e tij:

Në qershor të 2016 në qendër të Elbasanit, Hasanpapa tentoi të vriste Florenc Capjan dhe mikun e tij Bledar Muca. Ai derdhi 20 plumba në drejtim të shënjestrave, të cilët shpëtuan, pasi makina me të cilën udhëtonin ishte e blinduar. Në ngjarje mbeti e plagosur një oficere policie. Shkëlzen Hasanpapa, u identifikua si autor i dyshuar i ngjarjes pas krahasimit të ADN, që iu mor prindërve të tij. Ai u arrestua në Holandë dhe më vonë u ekstradua drejt Shqipërisë.

Analizat e ADN-së së prindërve, çojnë në arrestimin e Shkëlzenit

Për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit Hasanpapaj. Nga ekspertiza, rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me shtetasit Q. Hasanpapaj dhe A. Hasanpapaj (prindërit e të dyshuarit) në raportin “nënë-bir” dhe “babë-bir”. Çifti i prindërve Q. Hasanpapaj dhe A. Hasanpapaj kanë dy fëmijë, djem. Është bërë analiza gjenetike e shtetasit S. Hasanpapaj, vëllai i të dyshuarit dhe ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarje, nuk përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes.

Si ndodhi “lëmshi” në Prokurori:

Dosja në fjalë është hetuar nga katër prokurorë dhe pas më shumë se dy vitesh, u dërgua në gjykatë kur Ardian Nezha ishte në ditën e dytë të punës si drejtues i caktuar i prokurorisë se Elbasanit.

Duke mos patur kompetence për vendimmarrje në çështjet hetimore, Nezha firmosi për dërgimin e çështjes për gjykim, por njëherazi informoi me memo kryeprokuroren. Këtë të fundit e vë në dijeni se dosja Hasanpapa ka probleme, pasi prokurorët mbajten qëndrime të ndryshme dhe në fund, pozita e 20-vjeçarit është favorizuar ndjeshëm, pasi u dergua për gjykim vetëm për plagosje, në një kohë që nga pamjet filmike duket qartë se ai ka qëlluar dhjetëra herë në drejtim të shënjestrave të tij, Florenc Çapja e Bledar Muça.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Garcia/ Trajneri i Marseille-s tifoz me Realin e Madridit
Previous article I merr të dashurin shoqes një ditë para Shën Valentinit, durrsakja shtanget nga deklarata

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT