• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasësi me pagesë i bandës rivale të Capjave/ Çfarë u vendos për Shkëlzen Hasanpapën
Home
Breaking News

Vrasësi me pagesë i bandës rivale të Capjave/ Çfarë u vendos për Shkëlzen Hasanpapën

14 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e akuzave ndaj të pandehurit Shkëlzen Hasanpapaj, i arrestuar si i dyshuar për tentativën e vrasjes në qershor të 2016 ndaj dy anëtarëve të fisitg Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça. Një burim i tha telefvizionit “Report Tv” se gjyqtari Sulejman Kurti pranoi kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për ndryshimin e akuzës dhe kalimin e çështjes për gjykim për akuzat e parashikuara nga neni 79 gërma “ë”, 22 dhe 278/1 të kodit penal. Më konkretisht atentatori i Çapjave do Hasanpapaj që u ekstradua nga Hollanda në 2017, do të gjykohet në gjykatën e Elbasanit për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” mbetur kjo në tentativë dhe “Armëmbajtje pa lejë”. Veç ndryshimit të akuzave, gjyqtari Kurti vendosi që çështja të kalojë për gjykim. Me këtë vendim, gjykata ka rrëzuar tre akuzat për “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje” që prokurorja Eliverta Murra kishte ngritur ndaj të pandehurit Shkëlzen Hasanpapaj.
Lidhur me ndryshimin e akuzave Drejtoria e Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet për prokurorët Neritan Hoxha, Fatmir Lushi dhe Eliverta Murra. I pari që ka hetuar këtë dosje është prokurori Neritan Hoxha.

Më pas ky i fundit është larguar duke hyrë në këtë hetim prokurori Fatmir Lushi. Por edhe ky i fundit është larguar dhe dosja e atentatit mafioz kundër Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ka qënë më pas në dorë të prokurores Eliverta Murra. Njëherësh burimet thanë se objekt i kontrollit janë dhe veprimet e ish-drejtuesit të kësaj prokurorie Dritan Gina, i cili ka menaxhuar procedurën e ndërimit të prokurorëve, derisa në fund çështjen e ka pasur në dorë prokurorja Eliverta Murra, e cila në 27 dhjetor 2017 ka mbyllur hetimet duke akuzuar Hasanpapaj për tre akuzat “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern do të shfrytëzojë klauzolën për të blerë përfundimisht James Rodriguez
Previous article Ronaldo nuk ka faj/ Vështirësitë janë te Real Madrid ..

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT