Detaje të reja tronditësë kanë dalë në dritë nga vrasja e pronarit të lokalit në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se 45-vjeçarin, Flamur Duçi, kanë tentuar fillimisht ta djegin me lëndë djegëse përpara se ta masakronin me thikë.
Kjo pasi në trupin e tij janë konstuar shenja djegie.
Gjithçka ndodhi mëngjesin e sotëm para lokalit të tij në fshatin Mborje. Autori/ët si duket i kanë zënë pritë ndërsa ai kishte shkuar për të hapur lokali.
Mësohet se viktima ishte i divorcuar prej dy vitesh. Ai njihej si person i qetë dhe mjaft u sjellshëm në fshat.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e krimit.