Samu Castillejo nuk është i preferuari i trajnerit Stefano Pioli duke qëndruar në stolin e rezervave tek skuadra e Milanit.
Spanjolli edhe pse ka luajtur vetëm 10 minuta në takimet e fundit duke zëvendësuar Suson mendon që të mos largohet në merkaton e janarit. Kjo edhe për shkak se Pioli përdor formacionin 4-3-3, që nuk e favorizon spanjollin.
Këtë gjë sipas mediave italiane ia ka transmetuar agjentit të tij. Castijello edhe nëse qëndron në këtë merkato dimri pritet të jetë në listën e largimeve në fund të sezonit.