• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRANË E GRABITËN 89-VJEÇARIN/ Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët
Home
Aktualitet
Kronikë

VRANË E GRABITËN 89-VJEÇARIN/ Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët

17 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria Fier ka dërguar për gjykim 3 persona të akuzuar për veprën penale të “vjedhjes me pasojë vdekjen” . Bëhet fjalë për Ervis Halimin, Musa Gudon e shtetasin me iniciale F.Ç (që asokohe u procedua për moskallëzim krimi). Në Nëntor të vitit 2022, vodhën në banesën e 89 vjeçarit Çaush Shehaj dhe më pas e dhunuan për vdekje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Klos të Mallakastrës. Viktima banonte së bashku me të shoqen. Kjo e fundit ishte e sëmurë me sklerozë. Ata kishin katër fëmijë, tre prej të cilëve qëndronin në Greqi, ndërsa një tjetër në Francë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre të pandehurit, shtetasit M.G., E.H. dhe F.Ç., për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal. Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë në kuadër të procedimit penal nr.1394/2022, u arrit të provohet se, në datën 19.11.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Klos, Bashkia Mallakastër, shtetasit M.G., E.H., F.Ç. në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit C. Sh., të cilin edhe e kanë dhunuar fizikisht. Si pasojë e plagëve të marra në pjesën e fytyrës dhe të trupit, shtetasi C. Sh ndërroi jetë”, thotë Prokuroria në njoftimin zyrtar.
Tanimë të tre autorët do të dalin para gjykatës për dy vepra penale, atë të “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “mbajtje pa leje e prodhim armësh”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS MË SHUMË SE 2 VITESH/ Jep dorëheqjen Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi
Previous article VETDEKLARIMI NGA DEPUTETËT NËSE KANË PËRDORUR "SKY ECC"/ Çuçi: Propozimi i opozitës të shqyrtohet nga një grup pune i gjerë, jo të bëjmë populizëm

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT