• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETDEKLARIMI NGA DEPUTETËT NËSE KANË PËRDORUR “SKY ECC”/ Çuçi: Propozimi i opozitës të shqyrtohet nga një grup pune i gjerë, jo të bëjmë populizëm
Home
Politikë

VETDEKLARIMI NGA DEPUTETËT NËSE KANË PËRDORUR “SKY ECC”/ Çuçi: Propozimi i opozitës të shqyrtohet nga një grup pune i gjerë, jo të bëjmë populizëm

17 January, 2025 s.autor Politikë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, ka shprehur qëndrimin e mazhorancës lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky ECC”.

Çuçi tha se ky propozim duhet shqyrtuar në një grup më të gjerë pune dhe të mos bëhet retorikë apo populizëm për interesa politike të ditës.“Doja të shprehja qëndrimin e grupit tonë parlamentar, pavarësisht nga çfarë mendoj unë se si ruhet integriteti i deputetit. Nga pikëpamja proceduriale, këtë duhet ta shqyrtojmë edhe në një grup pune sepse janë disa çështje proceduriale që duhen parë. A është kjo çështje Rregullores së Kuvendit apo jo?

A duhet të merret Rregullorja vetëm me një aplikacion se janë disa të tilla? A e afekton kjo Kodin Penal apo jo? Pra, janë disa çështje që duhen shqyrtuar. Le ta shqyrtojë një grup profesionistësh këtë çështje nëse afekton apo jo Kodin Penal. Mund ta përfshijmë te formulari i vetëdeklarimit përpara kandidimit, apo mund të përfshijmë ndoshta dhe kryetarët e bashkive apo njerëzit e sistemit të drejtësisë. Unë personalisht nuk e mendoj kështu, megjithatë le ta bashkojmë me ndryshimet e tjera të Rregullores dhe ta shohim më gjerë këtë çështje. Mënyrën si e keni shkruar këtu propozimin nuk qëndron nga ana kushtetuese. Nuk duhet të bëjmë një ndryshim i cili cenon shumë kollaj nesër deri në Gjykatën Kushtetuese. Nëse duam vërtet një gjë që të adresojë çështjen e pastërtisë së figurës së deputetit, duhet ta bëjmë tamam, jo për populizëm”, tha Çuçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANË E GRABITËN 89-VJEÇARIN/ Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët
Previous article PREJ TRE MUAJSH NË BURG/ Meta i kërkon Gjykatës lirimin nga qelia

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT