Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin Fuat Vjerdha, i cili votoi kundër uljes së dënimit për Dritan Dajtin.
Vjerdha ishte kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, ndërsa kjo është hera e parë që një gjyqtar i shkarkuar nga vettingu rikthehet në sistemin e drejtësisë.
Pas përjashtimit nga sistemi i drejtësisë, gjyqatri Vjerdha e apeloi vendimin dh KPA i dha të drejtë, duke e rikthyer edhe njëherë në detyrë.
Por si ndodhi historia që “trazoi” ujërat e Drejtësisë? Rrëfimi i gjyqtarit:
Rreth 1 vit më parë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda mori vendimin për shkrutimin e dënimit të Dritan Dajtit, vrasësit të policëve, duke i dhënë atij vetëm 25 vite burg.
Për herë të parë është rrëfyer në Euronews Albania gjyqtari Fuat Vjerdha, që votoi kundër atij vendimi.
Në 8 Shkurt të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda prishi vendimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin edhe pse mbi të rëndojnë akuza për vrasje të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës. Kjo gjykatë e përbërë nga një trupë gjyqtarësh të ardhur nga rrethet për shkak të konsumimit të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, vendosi dënimin e tij me 25 vite burg. Këtu nisi edhe historia e këtij vendimi që trazoi ujërat e drejtësisë.
Vjerdha deklaron për “Unpublished”, se ka pasur shumë debate në trupin gjykues atë ditë. Ai dhe një nga gjyqtaret kundërshtonin shkurtimin e dënimit, duke mos gjetur të bazuar kërkesën e bërë. Por në fund të seancës u mor vendimi, me tre vota pro dhe dy kundër shkurtimit të dënimit të Dajtit.
Pas këtij moment, Vjerdha, që ishte edhe relator i cështjes, fotografoi vendimin ku shfaqeshin emrat e gjyqtarëve që votuan pro Dajtit. Dy ditët e fundjavës që pasoi vendimin, Vjerdha tregon se ka përjetuar shumë keq, zhurmën që krijoi ky vendim në media si edhe akuzat nga eksponentë të ndryshëm për abuzime të trupit gjykues. Sipas tij, të njëjtën situatë e kaloi edhe gjytarja tjetër që votoi njësoj si Vjerdha.
Ky ishte edhe momenti, tregoi gjyqtari Vjerdha, kur vendosi të publikonte foton e bërë, që opinioni publik të mësonte se kush votoi pro dhe kush kundër Dajtit. Ai mohon të ketë marrë ndonjëherë kërcënime nga të ashtëquajturit “të fortë” dhe nga askush tjetër gjatë gjithë karrierës së tij. Ndaj edhe vendimet që ka dhënë i konsideron të drejta.
Kjo dëshmi ekskluzive e Fuat Vjerdhës vjen në një kohë kur Reforma në Drejtësi është “një patate e nxehtë”, që po kalon dorë më dorë, jo vetëm shqiptare por edhe ndërkombëtare. Një nga cështjet e saj është edhe mosfunksionimi i mekanizmit të hetimit të korrupsionit në radhët e gjyqtarëve nga institucionet e ngritura për këtë qëllim, që solli si pasojë disa lirime të parakoshme nga burgjet shqiptare në këto 3-4 vitet e fundit të emrave të njohur të botës së krimit.