• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARA PËR HETUES TË BKH/ 103 kandidatë kalojnë testin fizik, me 26 tetor fillon faza tjetër me shkrim
Home
Aktualitet
Drejtësi

GARA PËR HETUES TË BKH/ 103 kandidatë kalojnë testin fizik, me 26 tetor fillon faza tjetër me shkrim

23 October, 2020 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Me 15 tetor u zhvillua testi fizik për kandidatët në garën për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ditën e sotme është njoftuar se nga 403 kandidatë, testin fizik e kanë kaluar vetëm 103 kandidatë.

Testimi i Aftësive fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimit e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në fazën tjetër, që do të zhvillohet me datën 26.10.2020 kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen edhe testit të esesë me shkrim.

Udhëzimi për zhvillimin e testit të arsyetimit logjik:

Testi i Esesë me shkrim zhvillohet për të demonstruar  nivelin e aftësive në shkrim dhe këndim, përdorimin e MS Ëord, arsyetimin logjik dhe aftësinë për të artikulur idetë me shkrim.

Testi i Esesë me shkrim zgjat 1 orë, dhe mënyra si do të bëhet vlerësimi pasqyrohet tek tabela më poshtë.

Testimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, hyrja përballë Presidencës.

Kandidatët do të paraqiten për testim në orën 08.00, të datës 26.10.2020, në adresën e sipërcituar.

Kandidatët në testin me shkrim do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19.

Kandidatët para se të hyjnë në testin me shkrim do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.

Kandidatëve do t`u jepen udhëzime për zhvillimin e testimit.

Kandidatët gjatë zhvillimit të testit me shkrim, në ambientin ku zhvillohet testi, nuk lejohet të mbajnë telefona celularë, pajisje elektronike, libra ose shënime.

Nuk lejohet asnjë lloj komunikimi me kandidatêt e tjerë pasi kanë hyrë në ambientin ku zhvillohet testi.

Mosrespektimi i këtyre rregullave dhe udhëzimeve të tjera të dhëna nga vëzhguesit do të rezultojnë në largimin e menjëhershëm të kandidatit dhe moskualifikimin e tij për në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ 19 vjeçarja shqiptare u vetëvar në degën e lisit, gjendet amaneti i saj për bashkëshortin
Previous article VOTOI KUNDËR LIRIMIT TË DRITAN DAJTIT/ KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e parë të rrëzuar nga Vettingu

F.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT