• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTIMI PËR ‘DEMARKACIONIN’/ Kuvendi i Kosovës NUK e procedoi ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi
Home
Rajon

VOTIMI PËR ‘DEMARKACIONIN’/ Kuvendi i Kosovës NUK e procedoi ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi

5 February, 2018 g.autor Rajon

Në Kosovë ende nuk ka një konsensus politik për ta proceduar në kuvend ligjin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Demarkacioni është marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në vitin 2015 ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe për ta ratifikuar atë duhet 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës.

Kryesia e kuvendit në një mbledhje të saj e shqyrtoi këtë pikë, por nuk e procedoi demarkacionin për në seancën, që zhvillohet ditën e enjte (08.02).

Shtyrja e ratifikimit të ligjit për demarkacionin me Malin e Zi dhe mosprocedimi në seancë, ndodhi vetëm nje ditë para vizitës zyrtare në Kosovë të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq. Ky i fundit para së të vijë në Kosovë ka deklaruar, se për Malin e Zi çështja e demarkacionit me Kosovën është temë e përfunduar për faktin, se Mali i Zi tashmë anëtar i NATO-os e ka ratifikuar marrëveshjen e kufirit me Kosovën e nënshkruar në vitin 2015.

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mosprocedimin për votim në kuvend të marrëveshjes për demarkacionin e arsyetoi duke thënë, se “shtyrja e demarkacionit është bërë me qëllim që të arrihet konsensus nacional”.

“Kërkuam me mirëkuptim që kjo pikë e rendit të ditës të jetë në një moment të caktuar kur do të jetë një vendimmarrje më serioze. Patëm unanimitet të vendimmarrjes në kryesi përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që insistoi të jetë në rend dite demarkacioni. Dua ta përçoj si mesazh, se po punojmë seriozisht që të arrijmë një zgjedhje të konsensusit nacional. Jemi duke lëvizur dalëngadalë, por sigurt dhe me një vendimmarrje në interes të shtetit. Jo Kuvendi të jetë teatër i aktrimit politik”, tha Kadri Veseli.

Vizita në Kosovë e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq, të enjten  (06.02) për kryetarin e parlamentit Kadri Veseli do të jetë një konfirmim i një partneriteti dhe marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, parti kjo e cila me këmbëngulje kërkon që parlamenti ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, thotë se mosratfikimi i demarkacionit çdo ditë e me shumë po shkon në dëm të Kosovës.

“Shumica në kryesi vendosën ta shtyjnë çështjen e demarkacionit dhe nuk e caktuan kohën. Kjo është për keqardhje. E thamë në Kryesinë e Kuvendit dhe kemi kërkuar që kjo pikë të renditet në pikën e rendit të ditës për në seancën e së enjtes. Po bëhen tre vjet që kjo çështje nuk po mund të kalojë. Unë besoj që kështu nuk mund të vazhdohet më tutje, Kosovës i duhet një qeveri e re”, tha shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti.

Partitë politike parlamentare në Kosovë janë të ndara sa i përket demarkacionit me Malin e Zi. Madje brenda vet koalicionit qeverisës ka ndarje në këtë pikë.

Është vet kryeminstri i Kosovës Ramush Haradinaj, që është kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit nënshkruar nga qeveria e kaluar.

Sipas Haradinajt, me atë marrëveshje Kosova humbet territor, pohim ky që kundërshtohet fuqishëm nga LDK-ja në opozitë dhe PDK-ja, partnerja kryesore e AAK-së në qeveri.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, që vjen nga partia Nisma për Kosovën, ka thënë se ai është duke u angazhuar që të zgjidhet nyja politike lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Sipas tij, marrëveshja Kosovë-Mal i Zi për demarkacionin lë hapësirë për të korrigjuar gabimet e mundshme që kanë mundur të ndodhin, por gjithsesi pa u cënuar marrëveshja ndërshtetërore.

Sidoqoftë, Kosova këtë muaj shënon 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërkaq, çështjen e kufirit ka arritur ta zgjidhë vetëm me Maqedoninë dhe Shqipërinë, por jo edhe me Malin e Zi dhe Serbinë.

Demarkacioni me Malin e Zi është kushti i parafundit i Komisionit Evropian që Kosova të përfshihet në lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Në këtë linjë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, u bëri thirrje deputetëve që ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi:

“Kosova do të përballet me sfidat e tjera, por tash kemi momentin për liberalizimin e vizave. Kosovës i duhet qartësia. Për qartësinë në BE do të ndihmojë vendimmarrja e institucioneve të Kosovës gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme. Ratifikojeni demarkacionin në mënyrë që të prodhojmë argumente që të lehtësohet liberalizimi i vizave”, u shpreh presidenti Thaçi në një konferencë për mediat.

/dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTORI I DEVI KASMIT/ Flet avokati i tij: Është përdorues dhe i dënuar për trafik DROGE. Familja e tij...
Previous article GREQI/ Rikthehet sistemi kompjuterik për lejet e EMIGRANTËVE (Detaje)

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT