• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQI/ Rikthehet sistemi kompjuterik për lejet e EMIGRANTËVE (Detaje)
Home
Europë

GREQI/ Rikthehet sistemi kompjuterik për lejet e EMIGRANTËVE (Detaje)

5 February, 2018 F.autor Europë, Nderkombetare

Ministria e Emigracionit në Greqi rivuri në funksion sistemin kompjuterik pas një defekti të rëndë që kishte paralizuar shërbimet e emigracionit në të gjithë Greqinë që prej 18 Janarit.

Emigrantët shqiptarë do të kenë mundësi të ndjekin procesin e daljes së lejeqëndrimeve të reja, aplikimet për ripërtëritjen e tyre dhe praktika që më parë i kryenin përmes sistemit në Drejtoritë greke të Emigracionit në disa rajone të Greqisë.

Si pasojë e bllokimit të sistemit, qeveria greke vendosi pak ditë më parë të shtyjë për një periudhë pesë mujore një numër të madh lejeqëndrimesh të emigrantëve, që kanë skaduar pas 18 dhjetorit të vitit të kaluar, si dhe ato që pritet të skadojnë deri më 28 shkurt. Kjo pasi emigrantët që nuk do të mundnin të ripërtërinin lejet e qëndrimit rrezikonin statusin e qëndrimit në Greqi. Por vendimi nga ana tjetër nuk ka rregulluar për një kategori të gjerë emigrantësh shqiptare që kërkojnë të udhëtojnë jashtë Greqisë, derisa leja e tyre e qëndrimit të përtërihet mbi bazë të praktikave normale. Greqia është vendi me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë që emigruan pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri në vitet nëntëdhjetë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme greke, numri i emigrantëve të ligjshëm në këtë vend është rreth 580.000 persona. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë përbën 69% të emigrantëve ligjorë në Greqi, me rreth 400 mijë emigrantë.

Vitet e fundit shumë emigrante shqiptarë, për shkak të krizës ekonomike greke, kanë emigruar në vendet e tjera europiane. Ndërkohë megjithe liberalizimin e lëvizjes pa viza frejt Greqise një kategori e madhe shqiptarësh synojnë të kalojnë në Greqi në mënyrë të paligjshme për të përfituar punësim sezonal.

Gjatë vitit 2017 emigrantët e paligjshëm shqiptarë përbënin pjesën dërmuese të emigrantëve të riatdhesuar nga policia greke. Sipas të dhënave policore greke, rreth një mijë shqiptarë të futur pa dokumente të rregullta në Greqi u riatdhesuan cdo muaj të vitit të shkuar nga polica greke, për në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTIMI PËR 'DEMARKACIONIN'/ Kuvendi i Kosovës NUK e procedoi ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi
Previous article FOTO/ Nga Linda Rama, te Monika Kryemadhi e Shkëlzeni: Kush ishin 100 të ftuarit në mbrëmjen private të Elvana Gjatës

F.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT