Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me anë të një postimi në Twitter ka njoftuar se ka filluar vetë-izololim pasi ka pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus.
Në postimin e saj, Ursula von der Leyen shkroi: “Më informuan që kisha marrë pjesë në një mbledhje të martën e kaluar, ku ishte i pranishëm edhe një person që dje rezultoi pozitiv për Covid-19. Në përputhje me rregulloret në fuqi, jam vetë-izoluar deri nesër në mëngjes. Të enjten rezultova negative dhe jam testuar sërish sot.”
Presidentja e Komisionit Europian është e dyta liderë e BE4, që izolohet për shkak të Covid-19, më parë ka qenë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel i cili është futur në karantinë, për shkak të së cilës u shtynë edhe mbledhjet e këshillit.


