• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KODI ZGJEDHOR/ Gjoni kujton sherrin me Valterin: E shikon që kisha të drejtë? Kanë luajtur dhe janë tallur me…
Home
Politikë

KODI ZGJEDHOR/ Gjoni kujton sherrin me Valterin: E shikon që kisha të drejtë? Kanë luajtur dhe janë tallur me…

5 October, 2020 s.autor Politikë

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka folur në Kuvend për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor duke akuzuar mazhorancën se ka mashtruar 80% të shqiptarëve që duan Listat e Hapura.

Gjoni kujton sherrin me Halit Valterin në korrik duke theksuar se tani u kuptua se për çfarë lojëra ai po fliste.

Po ashtu ai shton se gjysma e socialistëve janë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pasi i shkruajnë në privat mesazhe, por sërish do i votojnë.

Gjoni kërkon që opozita parlamentare të votojë kundër për të treguar veten e tij si dhe shton edhe më tej se PS është katandisur në atë ditë sa edhe brenda LSI ka më shumë demokraci.

”Më mbante vetëm një shpresë, shpresa se do kishim bashkëpunim në Kuvend, për të arritur 2-3 gjëra të mira për popullin.

Mund të arrinim të gjenim dakordësinë me mazhorancën për të ndryshuar Kodin dhe sistemin. Me këtë besim më 17 janar kam qenë propozues i një nisme ligjore që mbështetet mbi 50 mijë qytetarë.

Në korrik mediat u përqëndruan tek një sherr mes meje dhe Halit Valterit, sepse bëra thirrje për lojëra politike. U cilësova ndryshimet kushtetuese si lojëra. Halit e kuptove. Çdo lojë e kthejnë në mashtrim patologjik. PS ka luajtur dhe urinuar dhe është tallur me besimin tonë. Me shpirtin bashkëpunues. Mbi të gjitha z,Ruçi PS po tallet me mbi 80% të elektoratit shqiptar që e mbështesin Listat e Hapura dhe Reformë Zgjedhore të mirëfilltë.

Janë disa fishekë që do i ruaj më vonë, më vjen keq që Rama nuk është këtu. E transeksualizuat procesin. Si një transeksual. Që ndërron gjini, dhe rikthehet më pas sërish në gjininë e tij. Vijoni me zullumet tuaja.

Kam një pyetje për ju Ruçi, personalisht, ku është PS sot? Çfarë ndodhi me PS e Arta Dades, Fatos Nanos, Mimoza Hafizit, Ben Blushit. Ju garantoj se dhe LSI ka më shumë demokraci të brendshme se ju sot. Gjysma na thoni në privat se nuk jeni dakord me këtë. Por do e votoni. Më vjen keq z.Ruçi. Do kontestohet në Gjykatën Kushtetuese.”- tha Gjoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUHIA "ALEX" VAZHDON TË GODASË/ 6 viktima në Itali dhe 2 në Francë
Previous article VON DER LEYEN NË KARANTINË/ Mori pjesë në një takim ku njëri nga pjesëmarrësit rezultoi pozitiv

s.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT