• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare: Ndez zyrtarisht motorët e fushatës elektorale!
Home
Ekskluzive

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare: Ndez zyrtarisht motorët e fushatës elektorale!

5 October, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ka marë fund enigma e mbledhjes së njërës prej strukturave më të rëndësishme drejtuese të Partisë Socialiste. Të premten e kësaj jave, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, socialistët do të mblidhen për të konstituar Asamblenë Kombëtarë, të zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë, në Kongresin Zgjedhor të 29 shkurtit të këtij viti.

Por atëherë kur pritej që ky organ i rëndësishëm drejtues, të mblidhej, Shqipëria u mbyll sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shkak të shpërthimit të pandemisë globale nga Covid-19. Në këto kushte, mbledhje e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste është shtyre, nga pamundësia e zhvillimit të një takimi të tillë, për shkak të rregullave të distancimit social që duhet të zbatohen ende.

Interesimi i mediave ka qenë shumë i madh, madje edhe dje gjatë prezantimit të platformës së re online të PS, Kryetari Edi Rama është pyetur sërisht nga gazetarët. Ai konfirmoi se takimi do të zhvillohej sëshpejti. Nuk kaluan as 24 orë dhe burimet zyrtare të PS, konfirmojnë se Asambleja e PS do të mblidhet të premten, datë 9 tetor 2020 në orën 15.30 në Amfiteatrin Veror të Liqenit Artificial të kryeqytetit. Një ambjent i hapur që garanton edhe pjesëmarrjen masive por edhe marjen e masave të domosdoshme, nga pandemia.

Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet Kryesia e re e PS, Sekretariati dhe Sekretari i Përgjithshëm. Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Kjo mbledhje zhvillohet vetëm pak ditë pas sot në Parlament votohen ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën përfundimisht përcaktimit të rregullave të lojës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021. Me këtë hap, PS ndez “zyrtarisht” motorrët e makinës elektorale, për fushatën ku synon të fitojë mandatin e tretë radhazi qeverisës të saj.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VON DER LEYEN NË KARANTINË/ Mori pjesë në një takim ku njëri nga pjesëmarrësit rezultoi pozitiv
Previous article KODI I RI ZGJEDHOR/ Basha: Votimi i sotëm antikushtetues, s’ka formulë që ta shpëtojë Edi Ramën nga...

Redaktor1

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT