Lagja “Pavarësia” në Vlorë, ndonëse nga emri që mban ka pozitivitet, është tronditur jo pak herë nga vrasjet, ekzekutimet e luftërat me armë.
Duket se lagja që ndodhet në zonën para “Lungomares”, e ka zënë një mallkim që prej vitesh nuk po e lëshon.
Tronditja e fundit, erdhi pikërisht pasditen e sotme ku pas një lufte të ashpër me armë, dy persona mbeten të plagosur.
Skenare të tilla si në filma, janë të shpeshta. Thuajse çdo herë që ndodh një ngjarje e rëndë vendndodhja është pikërisht aty, duke numëruar një shifër rekord të shiritave “skenë krimi”.
Edhe në rastet ku nuk ka pasur krime, vetë kriminelët kanë zgjedhur këtë lagje për tu fshehur.
Thënë këto, AlpeNews.al jus jell disa nga momentet kyçe që tronditën Vlorën, ardhur nga pikërisht nga ky vend.
Sot, “lufta” me armë në lagjen “Pavarësia”
Makina në vendngjarje
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë, në lagjen Pavarësia në rrugën e Çipajve. Nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti Audi A3 me targa AA 653 VC. Nga të shtënat është plagosur Mikel Mehmeti, 41 vjeç.
Mehmeti ka marrë 3 plumba, në gjoks, mushkëri dhe bark. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në sallën e operimit.
Vritet biznesmeni i kafes në lagjen “Pavarësia, në qershor të 2018
Dervishaj u ekzekutua tek ish-kombinati i peshkut në Vlorë, ku i riu u qëllua disa herë me armë nga dy persona, në lagjen “Pavarësia”. Tre ditë pas vrasjes së biznesmenit, policia arrestoi dy autorët si të akuzuarit kryesore.
10 Prill 2017, vritet biznesmeni në lagjen “Pavarësia”
Elidon Mehmeti, është 39-vjeçari i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrethrrotullimin e Skelës.
Ai u ekzekutua brenda makinës së tij tip “Ford”, me targa AA 709 HM, teksa po lëvizte në drejtim të banesës së tij.
“Ndodhet në lagjen “Pavarësia”, kapet i kërkuari
Policia e Vlorës ka vënë në pranga Erjon Çeloaliaj, i kërkuar për tentativë vrasje në Orikum pas një informacioni se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”.
29-vjeçari dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit tentoi të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.
Gjendet i vdekur çifti në lagjen “Pavarësia”
Një çift bashkëshortësh u gjetën të vdekur brenda në shtëpinë e tyre në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Sipas policisë viktima janë Rrok Tata 60 vjeç dhe gruaja e tij Prena Tata 56 vjeçe.
Përgatiti: AlpeNews.al