• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEDHJE MARKETESH E KIOSKASH/ Arrestohen 2 të rinj në Tiranë, procedohet një adoleshent
Home
Aktualitet
Kronikë

VJEDHJE MARKETESH E KIOSKASH/ Arrestohen 2 të rinj në Tiranë, procedohet një adoleshent

6 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen pesë raste vjedhjesh në Tiranë, kryesisht kioskash dhe marketesh që ishin realizuar nga tre të rinj.

Policia ka arrestuar dy 18-vjeçarë B.Sh, dhe A.K, teksa është proceduar një i mitur vetëm 15 vjeç.

Ata janë kapur mëngjesit e sotëm në rrugën ”Dritan Hoxha” duke tentuar të vidhnin një kioskë.
Rezulton se ata janë autorë të një seri vjedhjesh nga qershori deri më sot.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, autorë të dyshuar për disa vjedhje.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në markete dhe në kioska.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. Sh., 18 vjeç dhe A. K., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale N. E., 15 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke tentuar të vidhnin në kioskën e shtetasit B. Z., në rrugën “Dritan Hoxha”.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas janë autorët kryesorë të dyshuar për disa vjedhje në qarkun e Tiranës, si më poshtë:

Më datë 07.06.2020, në Rrugën e Kavajas, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit S. L.;

Më datë 13.10.2020, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur disa paketa cigaresh në një supermarket;

Më datë 22.10.2020, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur disa paketa cigaresh dhe artikuj të tjerë në minimarketin në pronësi të shtetasit V. K.;

Më datë 05.11.2020, kanë tentuar të vjedhin në një kioskë te “Komuna e Parisit”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MPOSHTI COVID-IN DHE REALIZOI ËNDËRRËN/ Uzuni: Ju tregoj bisedën me Ronaldon
Previous article "LIGJI PËR PRESIDENTIN GATI"/ Shameti: Nuk i heq asnjë kompetencë, por zgjidh ngërçet artificiale...

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT