• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NE TIRANE/ Ceferin: Duhen zgjedhje të ndershme e transparente, mora garanci nga kryeministri
Home
Politikë

VIZITA NE TIRANE/ Ceferin: Duhen zgjedhje të ndershme e transparente, mora garanci nga kryeministri

3 February, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka dhënë sot konkluzionet e tij për vizitën në Tiranë. Ai u takua me kryeministrin Edi Rama, si dhe kreun e FSHF-së, Armand Duka, duke trajtuar temën e zgjedhjeve në FSHF, por edhe finalen e Ligës së Konferencës në muajin maj në Tiranë.

“Së pari UEFA nuk ndërhyn në zgjedhje, por ne duam zgjedhje të ndershme, nuk duam asnjë ndërhyrje nga ndonjë palë tjetër. Takova kryeministrin sot dhe ishim pak të shqetësuar për situatën që kishim lexuar në media. Jam i kënaqur që me kryeministrin ishim dakord që futbolli duhet të vendosë për futbollin. UEFA do të japë të gjithë mbështetjen e saj, do të dërgojë njerëzit e saj këtu për të kontrolluar korrektësinë e zgjedhjeve dhe sigurisht, që të mos ketë asnjë ndërhyje nga asnjë palë jashtë futbollit.

Gjëja më e rëndësishme këtu është që kjo nuk e ndihmon futbollin shqiptar. Gjërat duhet të jenë të qeta, ne jemi gati të ndihmojmë që çdo gjë të jetë e qetë, çdo gjë duhet të jetë transparente dhe me qeverisje të mirë dhe nuk dua të hyj në deklaratat që vijnë nga aktorë lokalë.

Pasi lexuam artikujt ne ishim le të themi pak të shqetësuar për finalen e Ligës së Konferencës por pasi fola me presidentin e federatës dhe kryeministrin, rams dakord me kryeministrin që nuk do të ketë ndërhyrje nga qeveria, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk do të ndërhyjë, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë gjithashtu. Nëse gjërat janë kështu dhe unë absolutisht kam besim te kryeministri, atëherë zhvillimi i finales këtu është i sigurt. Dhe po e presim me padurim pasi është finalja e parë e Ligës së Konferencës në histori”, tha presidenti i UEFA-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIMI MAGJIK/ Këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë (FOTOT)
Previous article DETAJET/ Themelohet dega e “Illuminatit” bavarez në Shqipëri. Lozha “Karl Gega”...

F.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT