• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË KORENË E VERIUT/ Trump anulon udhëtimin e Pompeos, shkak Kina
Home
Nderkombetare

VIZITA NË KORENË E VERIUT/ Trump anulon udhëtimin e Pompeos, shkak Kina

24 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se kishte anuluar udhëtimin e planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, drejt Koresë së Veriut, sepse “nuk është bërë ende progres i mjaftueshëm” drejt objektivit për denuklearizimin e gadishullit Korean.

Përmes rrjetit të tij të preferuar social, “Twitter”, Trump tha se vizita e Pompeos, e planifikuar për javën e ardhshme, ndoshta mund të mos bëhet derisa Uashingtoni të ketë zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare të saj me Kinën.

Sipas asaj që shton shefi i Shtëpisë së Bardhë, Kina nuk po ndihmon më në çështjen e Koresë së Veriut.

Ky konsiderohet si një ndryshim dramatik i tonit nga ana e Trumpit, i cili më herët kishte lavdëruar samitin e qershorit me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, si të suksesshëm, ndërkohë që shprehej se kërcënimi bërthamor nga Koreja e Veriut kishte marrë fund.

“I kam kërkuar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo të mos shkojë në Korenë e Veriut në këtë moment, pasi mendoj se nuk është arritur progres i mjaftueshëm në lidhje me denuklearizimin e gadishullit Korean”, shkruan Trump.

Negociatat ngecën që pas samitit të qershorit në Singapor. Pompeo do të përpiqej të nxiste hapa konkretë në braktisjen e arsenalit bërthamor nga Koreja e Veriut, ndërkohë që Peniani kërkon që të jetë Uashingtoni, i pari që do të bëjë lëshimet e veta.

Deklarata e Trumpit vjen vetëm një ditë pasi Pompeo njoftoi se do ta vizitonte sërish Korenë e Veriut dhe do të merrte me vete edhe përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara, Stephen Biegun, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin.

Por, siç thekson një zyrtar i lartë i administratës, Trump i ka kërkuar Pompeos të mos e bëjë këtë udhëtim gjatë një takimi të kësaj të premteje në Shtëpinë e Bardhë.

“Për shkak të qëndrimit tonë më të ashpër mbi tregtinë me Kinën, nuk besoj se ata do të ndihmojnë me procesin e denuklearizimit, siç po bënin, pavarësisht sanksioneve të OKB-së që mbeten ende në fuqi”, shkroi më tej Trump.

“Sekretari Pompeo mund të shkojë së afërmi në Korenë e Veriut, ndoshta pasi të jetë zgjidhur marrëdhënia jonë tregtare me Kinën. Ndërkohë, do të doja t’i dërgoja urimet më të mira udhëheqësit Kim. Mezi pres të takohem sërish me të, së shpejti”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNOI GOLIN E JETËS/ 144 DITË MË PAS, RONALDO kthehet në vendin ku lindi DASHURIA
Previous article TË DHËNAT E INSTAT/ Reshjet e shiut dyfishuan prodhimim e energjisë elektrike

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT