• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TË DHËNAT E INSTAT/ Reshjet e shiut dyfishuan prodhimim e energjisë elektrike
Home
Ekonomi
Portret

TË DHËNAT E INSTAT/ Reshjet e shiut dyfishuan prodhimim e energjisë elektrike

24 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Në Shqipëri, prodhimi i energjisë thuajse u dyfishua në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, falë situatës së favorshme të motit, me reshje të bollshme gjatë gjithë kësaj periudhe. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) në pjesën e parë të vitit, totali i prodhimit të energjisë arriti në 5.9 GWh, ose 96 përqind më shumë se e njejta periudhë e vitit të shkuar.

Rritja e fortë e prodhimit, çoi në një ulje drastike të importeve të energjisë, të cilat në fund të 6 mujorit të parë, zbritën në 253 mijë MWh, katër herë më pak se sasitë e blera në pjesën e parë të 2017. Nga ana tjetër, eksportet njohën një rritje edhe më të madhe, duke shkuar në 2.3 GWh, ose 6.4 herë më shumë se sa e njejta periudhë e 2017-ës.

Gati 65 përqind e energjisë, 3.8 GWh, u prodhua nga hidrocentralet publike, afro 1.9 herë më shumë se një vit më parë. Rritje të fortë të prodhimit rregjistruan dhe hidrocentralet private, mbi 2 GWh, më shumë se dyfishi i të njejtës periudhë të 2017-ës.

Rritje ka pësuar megjithatë dhe konsumi i energjisë, i cili arriti në 2.8 GWh, nga afro 2.7 GWh që kishte qenë në gjashtë mujorin e parë të 2017.

Ndërkohë, në fund të pjesës së parë të vitit humbjet në rrjet pësuan një rënie, në vlerën 394 GWh, e ndikuar nga ulja e humbjeve në shpërndarje e cila përbën 80,9 % të humbjeve gjithsej në rrjet.

Humbjet në shpërndarje janë ulur me 17,7 %, si rrjedhojë e uljes së humbjeve jo teknike në shpërndarje me 21,9 % dhe uljes së humbjeve teknike në shpërndarje me 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Falë situatës së favorshme të motit, niveli në liqenin e Fierzës është aktualisht 286.4 metra, afro 7 metra mbi mesataren historike të muajit gusht, ndërkohë që dhe prurjet vijojnë të jenë po më të larta. Për pasojë rezerva hidrike në liqenet e kaskadës së Drinit llogaritet në rreth 986 GWh, e mjaftueshme për të mbuluar furnizimin e rregullt deri në fund të vitit. Prodhimi i lartë i energjisë elektrike ishte dhe kontributori krysore në rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e parë të vitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË KORENË E VERIUT/ Trump anulon udhëtimin e Pompeos, shkak Kina
Previous article VËLLANË IA VRAU POLICI GREK/ Emigrantja fiton “betejën” në Gjykatën e Strasburgut pas 14 vitesh

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT