• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË KIEV/ Rama konferencë: Nuk premtojmë mrekulli, synim armëpushimi dhe ndihma e njerëzve (VIDEO)
Home
Politikë

VIZITA NË KIEV/ Rama konferencë: Nuk premtojmë mrekulli, synim armëpushimi dhe ndihma e njerëzve (VIDEO)

20 January, 2020 F.autor Politikë

Në konferencën për shtyp në Kiev me ministrin e Punëve të Jashtme Vadym Prystaiko, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk premton mrekulli në drejtimin e Presidencës së OSBE-së, por shtoi se do të bëjnë gjithcka për të shtuar njerëzit në terren për të ndihmuar njerëzit e pafajshëm që janë prekur nga ky konflikt. Synim, tha kryeministri shqiptar është arritja e një armëpushimi.

“Dua t’ju falenderoj për diskutimet e sinqerta dhe produktive. Pres me padurim të takohem me kryeministrin dhe presidentin dhe autoritete të tjera të larta gjatë ditës. Nuk është rastësi që Ukraina është vizita ime e parë si kryetar i Presidencës së OSBE-së, ajo reflekton rëndësinë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën. Do të bëjmë maksimumin dhe do të inkurajojmë fort zbatimin e marrëveshjeve të Minskut.

Ndërkohë që marrëveshjet, formatet po diskutohen dhe duke qenë se shumë kohë e ndoshta do të kërkohet, ajo cka mbetet thelbësore mbetet jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjithë ata përballin duke jetuar në zonat e prekura nga konflikti. Aty është ku ne do të punojmë pa reshtur duke bërë gjithcka, pasi garantimi i ndalimit të të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është jetik për jetën e njerëzve atje. Konflikti vijon të prodhojë viktima civile dhe kjo është e papranueshme. Kjo duhet të ndalet. Synimi ynë është ë sigurojmë armëpushim të plotë. Rruga është e gjatë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe unë jam këtu për t’iu thënë se përfaqësuesi im i posacëm në Ukrainë do të të eksplorojë mënyrën si të ecë sa më mirë ky proces.

Ne ndajmë bindjen që kontributi që është dhënë nga misioni i monitorimit është unik dhe thelbësor për të ulur tensionet dhe rivendosur paqen. Unë ndava me ministrin për të mbështetur më shumë me një buxhet më solid për tu siguruar që ta luajë më mirë rolin e vet. Në Ukrainën Lindore dua të shoh personalisht situatën dhe ndikimin praktik në terren të misionit të monitorimit. Jemi të vendosur për të ndihmuar që të sjellin një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të përmirësojmë jetët e atyre që janë prekur në mënyrë brutale nga konflikti. Nuk jemi këtu për të premtuar ndonjë mrekulli, por e dimë se ka dicka që ne mund ta bëjmë më mirë se të tjerët, për të ndihmuar që të lehtësojmë sa shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë të pafajshëm” tha ai.

VIDEO-LIVE

Kiev, Ukrainë – Konferencë për Shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko, mbi hapat që duhen ndërmarrë nga kryesia e rradhës e Shqipësisë në OSBE për të lehtësuar jetën e popullsisë në të dy anët e kufirit.

Gepostet von Edi Rama am Montag, 20. Januar 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDODHTE QË NGA VITI 1960 TEK JUVENTUS/ Ronaldo është një “PËRBINDËSH”, ja rekordi i radhës
Previous article "STANDARDI I DYFISHTË I OPOZITËS"/ Ironia e Pezës: Kur "Bild" shkruan për skandalet e tyre, të gjithë bëhen memecë!

F.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT