• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E CLINTON NË SHQIPËRI/ Veliaj: Shprehëm mirënjohjen nga zemra për Presidentin; Tirana epiqendër politike e Ballkanit
Home
Politikë

VIZITA E CLINTON NË SHQIPËRI/ Veliaj: Shprehëm mirënjohjen nga zemra për Presidentin; Tirana epiqendër politike e Ballkanit

4 July, 2023 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot, në një intervistë për Top Neës, se Tirana është kthyer në një epiqendër politike e rajonit të Ballkanit. Teksa komentoi vizitën e ish-Presidentit të SHBA, Bill Klinton në Shqipëri, ai shtoi se mikpritja ndaj figurës së tij ishte një mirënjohje nga zemra e të gjithë qytetarëve të Tiranës.

“Ka qenë një aftësi e jashtëzakonshme e kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Tiranën në një qendër të shumë aktiviteteve politike. Ne të qytetit bëjmë më shumë pjesën kulturore, sportive, të koncerteve, eventeve, kurse Kryeministri, duke filluar nga Samiti i Procesit të Berlinit, apo te vizita jashtëzakonisht të rëndësishme, e ka kthyer Tiranën në një epiqendër politike të të gjithë Ballkanit. Jemi sot padyshim vendi më i qëndrueshëm, nuk kemi asnjë konflikt me fqinjët, po përjetojmë një bum turistik dhe sigurisht që, këto vizita rrisin reputacionin e vendit tonë. Në rastin më konkret, në të gjitha këto aktivitete të organizuara nga Kryeministri, besoj se qershia mbi tortë ishte vizita e Bill Clinton-it, ndoshta amerikani më i dashur në vendin që do më shumë Amerikën në botë. Ishte një vizitë jashtëzakonisht inkurajuese, që e kreu misionin e vet për të treguar një mirënjohje shqiptare, dhe Kryeministri ishte siguruar që të ftonte nga i gjithë spektri politik, nga të gjitha besimet fetare, ishte e hapur edhe për publikun, që vërtet mirënjohja të ishte një mirënjohje përtej protokollit, që vinte nga zemra, nga të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët që ishin këtu”, deklaroi Veliaj.

I pyetur pse opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk ishin në pritjen e organizuar për Presidentin Klinton, Veliaj tha: “Unë nuk jam postier, nuk shpërndaj ftesa. Ajo që unë thosha në fushatë është se ata janë pa adresë, pa emër, pa fytyrë. Pyetja është: Cila është shtëpia e tyre politike që ne adresojmë? Ajo që dëgjova herën e fundit, është se edhe shoku Ilir Meta do që të ndajë grupin e vet të Këshilltarëve Bashkiakë veç nga ai i Sali Berishës. Qartazi edhe ai ka një alergji të theksuar nga prania e z. Berisha në listën e tij. Kështu që, pyetja më e bukur është për Postën e Tiranës: Ku është adresa e saktë e tyre? Dhe ne do shikojmë si mund t’i akomodojmë në koncertet e ardhshme që kemi”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË KRUJË/ Detajet e reja, gjenden 30 gëzhoja në vendngjarje
Previous article POSTON FOTON NUDO/ Bledi Mane ka një “kunjë” për Kiara Titon: Linja e re e brekëve

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT