Viti 2019 duket se i ka gjetur të papërgatitur argjendarët dhe një vit i mbarë për “skifterët” . Të cilët kanë shpërthyer argjendaritë dhe kanë marrë shuma të konsiderueshme parash. Në Tiranë u vodhën rreth 200 mijë euro ndërsa në Lushnje 100 milion lekë.
AlpeNews.al ju sjell dy rastet e grabitjeve të argjendarive në vitin 2019:
1. Argjendaria e vjedhur sot në qendër të Lushnjes. Vjedhja është bërë nga 4 persona që kanë qenë të maskuar. Vlera e bizhuterive të grabitura kap vlerën e 100 milionë lekëve. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të të gjitha argjendarive përreth zonës, pasi vetëm në krah të kësaj argjendarie ndodhen edhe tre argjendari të tjera.
2. Argjendaria e dytë që grabitet në harkun kohor të më pak se 3 javëve. Më 2 janar 2019, argjendaria “Altınbaş” në City Park u grabit, ndërsa vlera e bizhuterive të vjedhura kap vlerën e 200 mijë eurove. Autorët neutralizuan rojet dhe më pas hynë dhe morën bizhuteritë. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këto ngjarje.
Përgatiti: AlpeNews.al




