• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VITAMINAT MË TË MIRA PËR FEMRAT/ Ja si të keni trup të hollë dhe mendje të mprehtë
Home
Shëndet

VITAMINAT MË TË MIRA PËR FEMRAT/ Ja si të keni trup të hollë dhe mendje të mprehtë

1 February, 2019 k.autor Shëndet

Pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, shumë gra vuajnë nga mungesa e të paktën një ushqyesi të rëndësishëm. Sipas ekspertëve, çdo grua ka nevojë për 13 vitamina, acide yndyrore dhe minerale. Këtu përfshihen vitaminat A, C, D, E, K dhe B. Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk do të ekzistonin suplementët, 75 përqind e grave do të vuanin nga mungesa e një ose më shumë ushqyesve. Cilat janë vitaminat më të mira për gratë Mungesa e vitaminave dobëson aftësinë e një gruaje për t’i mbijetuar lindjes së fëmijës, për të kapërcyer infeksionet, e për t’u rimëkëmbur nga sëmundjet.

Për shembull, mungesa e vitaminës K, D dhe kalçiumit e bën një grua më të predispozuar të vuajë nga osteoporoza. Mungesa e vitaminave A dhe C dobëson shikimin tek gratë. Pavarësisht moshës, këto janë vitaminat më të mira që çdo grua duhet të marrë patjetër. Vitaminat C, A dhe E Këto vitamina futen në grupin e antioksidantëve. Ato luftojnë radikalet e lira që përshpejtojnë plakjen dhe nxisin sëmundje që prekin zemrën, sytë, lëkurën dhe trurin. Vitamina D3

Kjo vitaminë merret nga ushqime si vezët, produktet e bulmetit dhe disa kërpudha.Pjesa më e madhe e vitaminës D merret falë ekspozimit në diell. Vitamina D3 është thelbësore për shëndetin e kockave, trurit, humorin dhe ekuilibrat hormonalë. Vitamina K Kjo vitaminë është e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve të zemrës por edhe për shëndetin e kockave. Gratë që marrin antibiotikë për një kohë të gjatë kanë nivele të ulëta të vitaminës K. Ka dy lloje vitaminash K: K1 që merret nga perimet dhe K2 që merret nga produktet e bulmetit. Vitaminat B Vitaminat B përfshirë folatin janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e një gruaje. Ato parandalojnë lodhjen dhe përmirësojnë funksionet e trurit. Vitaminat B mund t’i gjeni tek vezët, peshku, mishi, qumështi dhe kosi. Ushqimet e pasura me folat janë spinaqi, shpargu, agrumet dhe fasulet. Hekuri Nevoja për hekur tek një grua është më e madhe në ditët e ciklit. Gratë që kanë mungesa të hekurit dhe vitaminës B12 vuajnë nga imuniteti i dobët, lodhja, infeksionet fatale dhe gjakderdhja e tepërt.

Jodi Gratë e moshës 20 deri në 39 vjeç kanë nivelet më të ulëta të jodit në krahasim me grupmoshat e tjera. Jodi është i domosdoshëm për shëndetin e tiroides dhe atë mund ta gjeni kryesisht tek produktet e detit. Magnezi Magnezi është përgjegjës për 300 funksione biokimike në organizëm. Mungesa e tij shkakton probleme me tretjen, stres kronik, pagjumësi, ankth, dhimbje koke dhe konstipacion. Ushqimet e pasura me magnez janë barishtet, fasulet, arrat dhe farat. Omega-3 Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 janë të rëndësishme për trurin, zemrën dhe sistemin imunitar. Përveç suplementëve, këto acide mund t’i merrni nëpërmjet konsumit të salmonit, skumbrisë, sardeleve dhe peshkut ton.

Kalçiumi- Kalçiumi është i nevojshëm për kockat. Kur kombinohet me vitaminën D dhe magnezi ofron mbrojtje ndaj sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, diabetit dhe kancerit. Kalçiumi merret nga qumështi, kosi, brokoli, bamja dhe fasulet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I ISH POLICIT NË SELITË/ Detajet: Një nga KAMERAT "pa pronar". DYSHIMET
Previous article KËNGËTARI NJOHUR FESTON 25 VJETORIN/ Fansat marrin dhuratën më të bukur (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT