• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ISH POLICIT NË SELITË/ Detajet: Një nga KAMERAT “pa pronar”. DYSHIMET
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ISH POLICIT NË SELITË/ Detajet: Një nga KAMERAT “pa pronar”. DYSHIMET

1 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“I ngujuar” prej afro 10 vitesh, ish-polici Arben Bilali që u ekzekutua dy ditë më parë në Tiranë, i frikësohej një ngjarjeje të tillë, bashkë me të vëllain, i vetmi nga 4 vëllezërit që sot është gjallë.

Për këtë arsye, ai e kishte siguruar shtëpinë e tij me kamera, për të vëzhguar çdo lëvizje të dyshimtë, ndërsa daljet e tij nga shtëpia ishin shumë të kufizuara. Madje, duke qenë se bashkëshortja e viktimës është oficere policie, shumë herë kamerat e shtëpisë së saj kishin ndihmuar për zbardhjen e disa vjedhjeve që kanë ndodhur në atë zonë. Por duket se edhe atentatorët kanë qenë në një mendje me të.

Për të qenë të informuar për daljet e tij nga shtëpia, lëvizjet, por qoftë edhe rutinën e përditshme, edhe ata kishin instaluar një sistem kamerash për ta vëzhguar. Burime nga grupi hetimor thanë se mes dhjetëra kamerash të sekuestruara në vendngjarje, por edhe përgjatë rrugës që kanë ndjekur autorët, është zbuluar edhe një kamera e dyshimtë, që deri tani nuk i ka dalë pronari.

Ajo ishte e instaluar në një rrugicë pranë banesës së Arben Bilalit dhe duket se përmes saj, duke e monitoruar me celular, laptop apo kompjuter portabël, atentatorët kanë gjetur kohën e duhur për të realizuar vrasjen e 50-vjeçarit. Nëse për të gjitha kamerat Policia ka mundur të gjejë serverin apo njësinë e monitorimit, për atë që ndodhej në pozicionin më strategjik, ende nuk është gjetur asgjë. Për këtë arsye janë marrë në pyetje shumë banorë të zonës, për të mësuar kohën kur është instaluar në atë vend, por askush s’ka qenë në gjendje të kujtojë atë moment.

SHOQERIMET

Burime nga grupi hetimor thanë ditën e ngjarjes se pista kryesore e vrasjes së Arben Bilalit është ajo e hakmarrjes. Të njëjtat burime thanë se Bilali ishte pjesë e një familjeje, që prej vitesh është në një hasmëri me një tjetër familje në “Yzberisht” të Tiranës. Prej këtij konflikti, që daton në vitin 1997, numërohen disa të vrarë nga të dyja familjet. Dy prej viktimave janë vëllezërit e Arben Bilalit, Bujari dhe Leonardi.

Nisur nga këto rrethana, gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe shtetasin A. Xhabaftin, 47 vjeç, i kthyer së fundmi nga Anglia. Ai është marrë dje në pyetje, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por ishte kthyer në Shqipëri për t’u paraqitur te Shërbimi i Provës, që i kishte kërkuar të ishte aty më 23 janar. Xhabafti është i dënuar me punë në interes publik, për veprën e kundërshtimit të Policisë, pas një procedimi të nisur ndaj tij në nëntor të vitit 2016.

Megjithatë, burimet thanë se A.Xhabafti ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje, duke paraqitur edhe një alibi për grupin hetimor. Ai ka deklaruar se ka qenë në një drekë me miqtë e tij në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Madje, sipas tij, Arben Bilalin nuk e kishte parë që prej vitit 1992 dhe se ai apo familja e tij nuk kishin asnjë problem me të.

MAKINA E AUTOREVE

Policia ka arritur të identifikojë automjetin nga ku u qëllua 14 herë me automatik mbi ish-policin Arben Bilali, ditën e mërkurë. Automjeti tip “Mercedez Benz S Class”, me ngjyrë blu të errët, rezultoi të kishte targat AA 757 RV. Por pas verifikimeve në sistem, targat nuk korrespondonin me mjetin, pasi i përkisnin një makine tip “Fiat Punto”, që ishte denoncuar e vjedhur në Vlorë rreth dy vite më parë. Dy dëshmitarë të pyetur nga grupi hetimor kanë shpjeguar disa detaje të rëndësishme për hetimet.

Njëri prej tyre, i cili disa ditë më parë ka pohuar se ka qenë duke udhëtuar me viktimën, ka deklaruar se ka pikasur një makinë që i ndiqte. Të njëjtin fakt ka pohuar edhe një mik i 50-vjeçarit Arben Bilali, për ditët e fundit. Burimet thanë se fillimisht u dyshua se mund të ketë pasur shkëmbim zjarri, duke u nisur nga numri i madh i gëzhojave, por edhe nga një pistoletë që viktima mbante me vete për vetëmbrojtje.

Kjo armë është marrë nga vendi i ngjarjes në momentin që shokët e viktimës e kanë nisur drejt spitalit dhe më pas e kanë dorëzuar në Polici. Por burimet thanë se nga verifikimi i gëzhojave në vendin e ngjarjes dhe armës që posedonte viktima, nuk ka rezultuar të jetë qëlluar me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DISTANCA PREJ 4.5 METRASH..."/ Iphone-t e 2020 do të kenë këtë veçanti
Previous article VITAMINAT MË TË MIRA PËR FEMRAT/ Ja si të keni trup të hollë dhe mendje të mprehtë

F.autor

Postime të ngjashme

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani Aktualitet

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte Aktualitet

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave Aktualitet

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT