Eksperti i shëndetit publik Aleksandër Sallabanda, thotë se koronavirusi do të rikthehet sërish në shtator.
Në një intervistë për Abc Neës, Sallabanda ka thënë se virusi SARS që është i ngjashë me Covid-19 u zhduk sepse u përhap pak dhe shpërthimet e infeksionit u tretën vetëvetiu. Ndërkohë, sipas tij që Covid-19 të zhduket duhet që 60% e pupullësisë së gjithë botës të ketë antitrupa.
“SARS u zhduk sepse ishte pak dhe ishin shpërthime që u tretën vetvetiu.Duhet që 60% e të gjithë rruzullit tokësor të ketë antitrupa dhe duhet të gjejmë një mënyrë që çdo rreth të marrë detyrën. Virusi do të zhduket në mënyrë natyrore, ashtu si është krijuar. Vërtet kemi marrë masa të forta për të mos qarkulluar në rrugë, por ku i çojmë të infektuarit natën, në shtëpi dhe në këtë mënyrë infektohen të tjerë. Masat janë të diskutueshme, por nuk mund të thuhet që nuk janë të rëndësishme. Gjithashtu qytetarët brenda shtëpisë duhet të qëndrojnë të ndarë”, u shpreh eksperti i shëndetit publik Aleksandër Sallabanda.


