• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇUAN SHKODRËN PRANË TRAGJEDISË/ Doktori i PD: Specialistët e mjekësisë të aplikojnë strategjinë e opozitës
Home
Politikë

ÇUAN SHKODRËN PRANË TRAGJEDISË/ Doktori i PD: Specialistët e mjekësisë të aplikojnë strategjinë e opozitës

13 April, 2020 F.autor Politikë

Ish- deputeti i PD, ka folur nga spitali i Shkodrës në një ditë kur kryeqendra e veriut ka shënuar rastet më të shumta nga COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Spahia shprehet se 13 rastet e reja në Shkodër tregojnë se në këtë qytet ka nevojë për qindra testime në ditë pasi po faktohet se sa rriten testimet rriten edhe numri i të infektuarve.

Ai i bën apel qeverisë që të ndryshojë strategjinë dhe madje përmend se edhe specialistë të mjekësisë po kërkojnë testime masive.

Po Spahia akuzon qeverinë se po fsheh situatën jo vetëm në Shkodër por në çdo qytet tjetër të Shqipërisë lidhur me rastet me COVID-19.

”Në vazhdim të komunikimeve të vazhdueshme që kemi pasur me kolegët mjekë të spitalit të Shkodrës, infermierëve për ‘u informuar për gjendjen në Shkodër, të tërheq vëmendjen e strukturave përgjegjësve që duhet të reagonin dhe të mbështesnin apo mirënjohjen stafit në qytetin tonë me situatën që po përballen.

Thënë kjo, doja të tërhiqja vëmndjen e shkodranëve për situatën alarmante që gjendet Shkodra nga zhvillimet më të fundit. është evidente që ky virus është prezent në disa vatra në qytetin tonë dhe konstatojmë si javë e javë më parë është e njëjta situatë moskokaçarrje nga strukturat përgjegjëse për situatën që po kalojmë edhe sot.

E pafalshme mungesa e testimeve, të cilën e kemi ngritur me forcë për Shkodrën në veçanti dhe mbarë Shqipërisë. Në kushtet kur ka me dhjetëra shkodranë të konfirmuar si të prekur nga COVID-19 është e pafalshme që testimet ngelen në 322 në total.

E them vazhdimisht si mjek por duke u bazuar tek udhëzimete OBSh dhe vendas, do të duhet që në situatën që po kalon Shkodra duhen disa qindra testime në ditë. Duhet urgjentisht që qeveria të shtojë testimet në Shkodër.

Siç patëm rastin ta dëgjojmë edhe Piperon, si specialist që po përballet me virusin në front të parë. Duhet ndryshim strategjie. Testimet e vetmja mënyrë për të gjurmuar rastet. Kryeministri jonë të heqë dorë nga përfaqësimi si ministri i Shëndetësisë, i Financave, specialist i epidemiologjisë por të lërë specialistët të flasin. Të shtohen urgjentisht testimet për të pasur një pasqyrë reale jo vetëm në Shkodër por në gjithë vendin. E njëjta situatë që shfaqet e fshehur në Shkodër është dhe në qytetet e tjera. Sa rriten testimet rriten edhe emrat.

Nuk mund të qëndrojmë tek 32 testimet e sotme apo 35 të djeshme. Do të ishte shumë normale marrja e masave adekuate dhe transparenca dhe qartësia me qytetarët nga autoritetet qeveritare.

Kryesorja në këtë luftë është rritja e testimeve. Kjo është kryefjala. Më vjen keq ta them që kryeministri duhet të herë dorë nga roli i ministrave dhe urgjentisht të dëgjojë specialistët që me forcë po e kërkojnë me insistim si ne, së fundmi si Pipero domosdoshmërinë për ndryshimin e specialistëve.

E pafalshme që një pjesë e madhe e personave, mjekë, infermierë në Shkodër kanë qenë në pritje të realizimit të testimeve ndërkohë që janë përballur me moskokçarjen e qeverisë. Vijojnë të kenë ende mangësi për mjete mbrojtëse.”- tha Spahia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kryeministri Rama flet për paketën e zgjeruar financiare
Previous article "VIRUSI DO TË RIKTHEHET NË SHTATOR"/ Eksperti i shëndetit publik tregon pse u zhduk SARS dhe nuk zhduket Covid-19

F.autor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT