• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VIJON LUFTA E PD PËR VOTËN E LIRË”/ Berisha: Sot paraqitëm në PPE, videon që shokoi audiencën
Home
Politikë

“VIJON LUFTA E PD PËR VOTËN E LIRË”/ Berisha: Sot paraqitëm në PPE, videon që shokoi audiencën

23 June, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i PD-së Sali Berisha mbajti konferencën e radhës me gazetarët sot nga selia blu. Kryedemokrati theksoi edhe një herë se vijon beteja e forcës që drejton për votën e lirë të shqiptarëve. Berisha u ndal sërish tek manipulimet sipas tij më 11 maj.

Tashmë beteja është zhvendosur në Strasburg, në asamblenë e KiE dhe Partive Popullore Evropiane. Albana Vokshi, shton Berisha, paraqiti sot një video në PPE, që siç shprehet ai i shokoi të gjithë, prej manipulimit të kapur nga kamerat në 11 maj.

Berisha: Vijon lufta e PD për votën e lirë të shqiptarëve. Java që kaloi ishte një javë jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë front. Në një sintoni të plotë, përfaqësuesit e PD në komisionin e stabilizim asocimit, në PE, nënkryetarët Bylykbashi, Gjekmarkaj, kreu i grupit parlamentar Bardhi, Tabaku, kryetarja e komisionit të kulturës, Ina Zhupa, deputeti Koreshi, paraqitën në aurën e tempullit të demokracisë të vërtetën e zgjedhjeve të cilat edhe një herë, siç i theksoi miku i shquar gjerman si zgjedhje në Zimbabve 30 vite më parë.

Përfaqësuesit e PD-së, me fjalët e tyre, me argumentet që paraqitën dëshmuan se Edi Rama është një armik i vërtetë i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, armik i rrezikshëm i vlerave themelore të shoqërisë së lirë.

Sot, beteja vazhdon po në Strasburg, por kësaj radhe në Asamblenë parlamentare të KiE. Theksoj se si parlamenti dhe Këshilli, patën si vëzhgues në këto zgjedhje delegacionet më të mëdha. Sot, në KiE, do paraqitet nga kryetari i delegacionit të KiE për zgjedhjet, raporti i parlamentarëve europianë. Ky raport, është diskutuar në grupet parlamentare dhe do diskutohet në seancën plenare të kësaj asambleje, për të marrë formën përfundimtare.

Zonja Albana Vokshi e pranishme në grupin e PPE paraqiti që në mëngjes një video shokuese, për audiencën, e cila tregoi pse zgjedhjet në Shqipëri ishin një farsë e tipit të Zimbabve të 30 viteve më parë. Pamjet në tempullin, e grupit PPE, ishin shokuese për audiencën. Tani zhvillohet debati në të cilat zgjedhjet janë zgjedhje që nuk kanë të bëjnë me standardet evropiane. Rrjeshtohen një listë të gjerë problemesh, manipulimesh, blerje vote.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LANÇOHET E-LEGJLISLACIONI/ Spiropali: Procesi ligjvënës bëhet më transparent! Ambasadori i BE: Rritet besimi i publikut te institucionet
Previous article NDODH EDHE KJO/ Aksidenti përfundon në sherr në Vlorë, njëri prej shoferëve... (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT