• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LANÇOHET E-LEGJLISLACIONI/ Spiropali: Procesi ligjvënës bëhet më transparent! Ambasadori i BE: Rritet besimi i publikut te institucionet
Home
Politikë

LANÇOHET E-LEGJLISLACIONI/ Spiropali: Procesi ligjvënës bëhet më transparent! Ambasadori i BE: Rritet besimi i publikut te institucionet

23 June, 2025 s.autor Politikë

U lancua sot portali E-Legjislacioni në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj, e cilësoi platformën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të procesit ligjvënës në vend. Sipas Spiropalit, E-Legjislacioni shkon përtej një programi kompjuterik, duke thënë se është një vizion i ri për një proces lgjvënës më cilësor, efektiv dhe më të hapur e aksesueshëm nga publiku.

“Po hedhim një hap të ri për të afruar qytetarët me Kuvendin, për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet institucioneve dhe për të vendosur teknologjinë në funksion të demokracisë.”, u shpreh kryeparlamentarja, duke shtuar se për herë të parë në kuvend do të ketë akte ligjore të konsoliduara që përmbajnë të gjithë ndryshimet ndër vite në një version të vetëm.

Sipas Spiropalit, kjo platformë, përves aksesit informues, u jep mundësinë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë të ndjekin dhe kontribuojnë në procesin legjislativ, nga faza e hartimit e deri në miratimin në Kuvend.

“Portali është një përballje direkte dhe konkrete me sfidën e shndërrimit sa më të shpejtë të Kuvendit të Shqipërisë në një parlamentet me standartet e parlamentit të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.”, shtoi ajo.

Ndërkohë, i pranishëm në event ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, i cili theksoi se marrja e këtyre masave do të rrisë besimin te publiku.

“Këto masa do të përmirësojnë besimin te publiku. Besimi i qytetarëve do të jetë më i fortë te institucionet. Duhet të ketë të gjithë burimet e duhura. Kjo është kyçe për të siguruar pavarësinë e këtij institucioni dhe për të kërkuar llogari nga parlamenti që Kuvendi të luajë rolin e vet kyç gjatë negociatave. Edhe ne do të luajmë rolin tonë dhe për këtë kam kënaqësinë që të kemi një projekt për të ndihmuar Kuvendin që do të jetë “BE për Demokracinë””, tha mes të tjerash ambasadori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET T'I HIDHNI NJË SY FOTOVE/ Këto modele fundesh dhe fustanesh nuk duhet të mungojnë në valixhen tënde të pushimeve
Previous article "VIJON LUFTA E PD PËR VOTËN E LIRË"/ Berisha: Sot paraqitëm në PPE, videon që shokoi audiencën

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT