Prej mbi 3 orë 71-vjeçari Lefter Zhidru nuk pranon t’i dorëzohet RENEA-s pasi u konfliktua me gruan dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj forcave Shqiponja teksa plagosi 2 kalimtarë të rastit.
Ai është fshehur në banesë teksa vijon të mos bindet nga negociatat duke bërë rezistencë por jo duket shkaktuar incidente.
Ndërkohë në vendngjarje ka arritur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.
Policia ka gati planin operacional dhe RENEA mund të ndërhyjë nga momenti në moment, pasi 71-vjeçari shfaqet e rezervuar në negociata.
Madje Zhidru mësohet se është i paqëndrueshëm emocionalisht dhe psikologjikisht teksa rrezikon ende të qëllojë por prej orësh nuk ka shkrehur më.