• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDHNIN BANESAT NË DURRËS/ Pranga 28-vjeçarit, nën hetim i mituri! Zbardhen 5 rastet e grabitjeve
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDHNIN BANESAT NË DURRËS/ Pranga 28-vjeçarit, nën hetim i mituri! Zbardhen 5 rastet e grabitjeve

15 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në qytetin e Durrësit, ndërsa një i mitur është vënë në hetim në gjendje të lirë. Të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit.

Arrestimi i tyre është bërë pas disa informacioneve dhe kallëzimeve në Policinë e Durrësit. Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në harkun kohor 13 janar deri në 14 shkurt 2024.

“Menjëherë pas kallëzimeve të bëra për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa dhe në ambiente të tjera, kryesisht në lagjet nr. 13 dhe nr. 14, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, vunë në pranga shtetasin R. M., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, të dy banues në Durrës”, njofton policia.

Rastet e vjedhjes
-më datë 14.02.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. M., në lagjen nr. 14;
-më datë 11.02.2024, kanë tentuar të vjedhin pajisje, në një magazinë në pronësi të shtetasit R. B., në lagjen nr. 14;
-më datë 30.01.2024, kanë vjedhur një laptop, në banesën e shtetases P. G., në lagjen nr. 13;
-më datë 26.01.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases M. T., në lagjen nr. 13;
-më datë 13.01.2024, kanë vjedhur pajisje, në banesën e shtetases M. Xh., në lagjen nr. 13.

Ndaj dy të rinjve rëndon vepra penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Ndërkohë, policia po vijon hetimet nëse dy të rinjtë janë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIRMOSJA E MARRËVESHJEVE ME SHBA/ Hasani: Hap i rëndësishëm në partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara
Previous article PAMJET/ Gjithçka ndodhi sot në Tiranë! Çfarë nuk u pa në media nga vizita e Blinken dhe takimi me Ramën

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT