• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDHEN DY MAKINA LUKSOZE NË VENDET E BE/ Policia bllokon mjetet në Kakavijë, në hetim dy shqiptarët (VIDEO)
Home
7

VIDHEN DY MAKINA LUKSOZE NË VENDET E BE/ Policia bllokon mjetet në Kakavijë, në hetim dy shqiptarët (VIDEO)

23 January, 2020 k.autor 7, Kronikë

Policia Kufitare në bashkëpunim me agjentët e Frontex ka bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës dy mjete luksoze, të cilat dyshohet se janë vjedhur në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, si dhe ka sekuestruar një dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar dhe që do të përdorej për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia njofton se ka sekuestruar mjetet luksoze tip “Audi Q7” dhe “Nissan”, ku ky i dyti ishte me targa bullgare dhe përdorej nga një 56-vjeçar grek, ndaj të cilit ka nisur hetimi.

Ndërkohë, nën hetim janë vënë edhe tre shtetas të tjerë, dy shqiptarëve dhe një shtetasi bullgar, të cilët akuzohen për vjedhje dhe trafikim të mjeteve luksoze.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë

Policia Kufitare godet 4 raste të krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, analizës së riskut dhe bashkëpunimit me autoritetet doganore.

Sekuestrohen nga Policia Kufitare, Frontex-i dhe shërbimet doganore 2 automjete luksoze, 1 trajler, si dhe 1 dokument i dyshuar i falsifikuar.

Procedohen penalisht 4 shtetas, ndër ta një shtetas grek dhe një shtetas boshnjak.

Policia Kufitare e Kakavijës vijon kontrollet e imtësishme në vijën e dytë në hyrje dhe në dalje, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Në vijim të goditjeve të ditëve të para të këtij viti, ku u bllokuan 5 automjete, katër prej të cilave luksoze, lëndë narkotike heroinë e dokumente të falsifikuara, gjatë dy ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizave të riskut, janë evidentuar dhe goditur edhe 4 raste të tjera të krimeve ndërkufitare dhe konkretisht janë bllokuar 3 automjete, dy prej të cilave luksoze, si dhe është sekuestruar edhe një dokument i falsifikuar që do përdorej për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, konkretisht:

Në hyrje të RSH-së u sekuestrua një automjet i markës “Nissan”, me targa bullgare, në pronësi të një firme të huaj dhe në përdorim nga shtetasi grek me iniciale N. D., 56 vjeç, banues në Kozani, Greqi. Automjeti rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë mjeti dyshohet i vjedhur dhe i trafikuar. Ky shtetas u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Po në dalje të RSH-së, falë kontrolleve të shtura dhe analizës së riskut, Policia Kufitare sekuestroi automjetin e markës “Audi Q7”, me targa shqiptare, i drejtuar nga shtetasi shqiptar me iniciale A. B., 53 vjeç, banues me Vlorë. Ky automjet rezultoi me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe i vjedhur në vendet e BE-së. Drejtuesi u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të shtuara, po në dalje të RSH-së, nga Policia Kufitare u sekuestrua automjeti i llojit “Rimorkio”, i markës “Mercedes Benz”, me targa të Bosnje Hercegovinës, me drejtues shtetasin boshnjak me iniciale M. D., 41 vjeç, banues në Bosnje Hercegovinë. Ky automjet rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë i vjedhur dhe i trafikuar. Shtetasi u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Po në kuadër të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kalimit të paligjshëm të kufirit në dalje të RSH-së, nga shërbimet e Policisë Kufitare u sekuestrua një leje drejtimi greke e dyshuar si e falsifikuar. Leja e drejtimit ishte ne posedim te shtetasit shqiptar me inicialet V. P., 57 vjeç, banues në Greqi. Ky shtetas u procedua për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Verimet hetimore janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me prokurorinë.

Policia Kufitare e Kakavijës është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritete doganore dhe me Policinë Kufitare greke të Kakavijës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOZZIK MPOSHT LOREDANËN/ Kënga e re e tij e zbret nga klasifikimi në Gjermani
Previous article BËHEN PRINDËR PËR HERË TË DYTË/ Bashkëshortja e Lorik Canës publikon pozën e parë me vajzën e porsalindur (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh Aktualitet

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT