• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEOSKANDALI/ Safet Gjici kërkon lirinë: Nuk bëra korrupsion! Lidhja me Alma Kaçin ishte…
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEOSKANDALI/ Safet Gjici kërkon lirinë: Nuk bëra korrupsion! Lidhja me Alma Kaçin ishte…

3 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici i kërkon gjykatës së lartë që ta shpallë të pafajshëm.

Në rekursin që TCH e disponon, Gjici pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kacin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion.

Safet Gjici i thotë gjykatës se kreu marrëdhënie me Kacin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale dhe etike qe ish kryebashkiaku i Kukësit kujton se është ndëshkuar tashmë . ish kryebashkiaku i gjetur fajtor nga gjykata antikorrupsion e shkallës së parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar video-skandalit që tregonte marrëdhënien seksuale në zyrën e tij, nga apeli u gjet fajtor jo për shpërdorim detyre por për korrupsion.

Duke kundërshtuar dënimin e formës së prerë që e konsideron të korruptuar përmes një afere seksuale, Gjici këmbëngul se nuk ka premtuar dhe as pranuar asnjë favor . në rekurs avokati i tij Përparim Kulluri kujton se nuk ka kërkesë zyrtare të depozituar në protokoll dhe as tender të supozuar dhe në këto rrethana nuk ka sesi të ekzistojë korrupsion apo konflikt interesi.

Ky rekurs kundërshton konstatimin e apelit të posaçëm që bazuar në insistimin e SPAK e dënoi Gjicin me tre vjet burg. I arrestuar në verën e 2023, mbas publikimit të video skandalit në zyrën e tij, Gjici akuzon Alma Kacin se studio terrenin për ta futur në kurth duke e provokuar sipas tij.

Nga ana tjetër për këto veprime Alma Kaci që ishte gjetur fajtore nga shkalla e parë për akuzën e prostitucionit, në apel gruaja u dënua për një vepër tjetër atë korrupsionit aktiv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË FSHATIN NOVOSEJË TË KUKËSIT/ Terreni i thyer vështirëson shuarjen e flakëve
Previous article SAMITI PËR BASHKËPUNIM KINË-AFRIKË/ Mundësi për të rritur nivelin e komunikimit midis dy vendeve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT