E mbani mend atë gruan nga Kuçova që u thoshte Nanos dhe Metës se “nuk duam as ujë as bukë, vetëm ju mos u zini?”
Nuk është e vetmja.
Mentaliteti “7 ballë tërmeti, nuk lëviz uniteti”, duket se në forma të vetat është i pranishëm kudo.
Ja një rast nga Saranda.
Në një intervistë për “Saranda ion”, Sheme Lulo i pyetur se sa orë në ditë furnizohet qyteti me ujë, përgjigjet “8 orë”.
I pyetur nëse ky furnizim është i mjaftueshëm, Lulo nxjerr xhevahirin nga goja:
“Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka.
S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”.


