• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shteti që po braktiset nga të pasurit, largohen 13 000 milionerë
Home
Jetë

Shteti që po braktiset nga të pasurit, largohen 13 000 milionerë

20 February, 2018 Ina.Autor Jetë

Problemet me drejtësinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut po detyrojnë milionerët të braktisin Turqinë për t’u vendosur në vende të tjera. Sipas partisë opozitare CHP, e cila ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për ikjen e parasë dhe të trurit nga vendi, në 3 vitet e fundit nga Turqia janë larguar plot 13 000 milionerë.

Sipas raportit të paraqitur para parlamentit turk nga deputeti Murat Bakan, “Turqia po përjeton largimin më intensiv të trurit në historinë e saj.”

Në raport i jepet vend edhe studimit të përgatitur nga “New World Wealth”, sipas të cilit në krahasim me popullsinë dhe numrin e milionerëve, Turqia është shteti që po përjeton largimin më të madh të të pasurve.

Sipas raportit, në vitin 2015 nga Turqia janë larguar vetëm 1 000 milionerë, ndërsa pas grushtit të shtetit të dështuar, numri është rritur ndjeshëm duke shkuar në 6 mijë në vitin 2016.

“Përgjatë 3 viteve të fundit janë larguar 13 000 milionerë nga Turqia. Nga këta, 12 000 janë larguar në 2 vitet e fundit”, thuhet në raport, duke nënvizuar se milionerët po largohen si pasojë e shqetësimeve për mungesën e drejtësisë, demokracisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në vend.

Çështja e largimit të të pasurve duket se ka shqetësuar edhe Presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili në muajin Dhjetor tha: “Shikoj që ka përpjekje të disa biznesmenëve të transferojnë jashtë pasuritë e tyre. Së pari i bëj thirrje qeverisë: Nuk duhet të lejoni largimin e tyre.” /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ SHOKUESE deklarata e Drejtorit të Ujësjellësit Sarandë: I kam lënë qytetarët edhe tri ditë pa ujë, nuk ka reaguar njeri…
Previous article BEDRI ISLAMI/ Nostalgjia për Enverin nuk nënkupton rikthimin e tij

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT