Trump bën njoftimin e madh, zyrtarisht shpall Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.
Në njoftimin e tij, zoti Trump e cilësoi lëvizjen si “një hap që duhej marrë prej kohësh”, për të avancuar procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për të punuar për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë.
Aleatët perëndimorë të shefit të Shtëpisë së Bardhë e kishin kundërshtuar këtë lëvizje të tij dhe kishin rritur presionet ndaj Uashingtonit, por me këtë vendim Trump i ka shpërfilluar tërësisht ata.
Kundërshtime kanë ardhur dhe nga Papa Francesku i cili ka bërë thirrje që të ruhet statusi i tanishëm i qytetit të shenjtë të tre besimeve, duke e konsideruar atë si unik.
Lideri palestinez Abu Mazen kundërshton gjithashtu këtë vendim. Ai është shprehur se një gjë e tillë do të nxisë luftën në Lindjen e Mesme dhe do minojë procesin e paqes.
Edhe liderët e krishterë të Jeruzalemit, përmes një letre drejtuar Trump u shprehen të bindur se, ky hap i tij do të rrisë urrejtjen, konfliktin, dhunën dhe vuajtjet në Jeruzalem dhe Tokën e Shenjtë.
Në një reagim tjetër, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit ka cilësoi njohjen e paralajmëruar të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga Uashingtoni zyrtar “një provokim të pajustifikueshëm”.
Shumë shtete nuk e njohin sovranitetin e Izraelit ndaj gjithë qytetit të Jerusalemit, ku ndodhen vende që konsiderohen të shenjta nga myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët.
Reagim të fortë ka bërë për këtë edhe presidenti i Turqisë, Erdogan, duke e quajtur lëvizjen si një goditje të fortë të ndërgjegjes së njerëzimit.
Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-ja, shkaktoi reagime në të gjithë botën, duke na kujtuar statusin unik të këtij qyteti të shenjtë për të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët dhe në zemër të një prej konflikteve më të gjatë të historisë së planetit./AlpeNews.al/
Trump makes major announcement on Jerusalem and U.S. embassy
President Trump makes major announcement regarding Jerusalem and U.S. embassy in Israel.
Posted by CBS News on Mittwoch, 6. Dezember 2017


