• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHA UNË”/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…
Home
Breaking News

“ISHA UNË”/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…

29 October, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 29-vjeçar italian ka pranuar autorësinë e vrasjes së shqiptarit Denaldo Maxhallaku, 31 vjeç, trupi i të cilit u gjet të mërkurën në një pus në zonën e Longianos, në Itali. “Isha unë”, mësohet të ketë deklaruar i dyshuari përpara autoriteteve, sipas mediave italiane.

Maxhallaku, i cili punonte si bojaxhi dhe banonte në Gatteo a Mare, ishte larguar nga banesa mbrëmjen e 8 tetorit, duke i thënë bashkëshortes se do të shkonte në një bar dhe do të kthehej më vonë. Por 31-vjeçari nuk u kthye më në shtëpi, ndërsa kërkimet për të përfunduan me zbulimin tragjik të trupit të tij.

Sipas rindërtimit paraprak të hetimeve, shqiptari ishte takuar me 29-vjeçarin në banesën e këtij të fundit. Mes tyre dyshohet se kishte nisur një konflikt për borxhe të lidhura me drogën, i cili më pas përfundoi në vrasje.

I dyshuari, i cili sipas raportimeve përdorte lëndë narkotike, dyshohet se kishte krijuar një borxh të konsiderueshëm. Gjatë debatit, ai dyshohet se ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar për vdekje shqiptarin.

“Kisha frikë për veten dhe familjen time, u ndjeva i kërcënuar”, mësohet të ketë deklaruar 29-vjeçari, duke shpjeguar motivet që, sipas tij, çuan në ngjarjen e rëndë.

Pas krimit, i dyshuari dyshohet se e ka transportuar trupin e viktimës dhe e ka hedhur në një pus pranë zonës së fushave. Më pas, sipas hetimeve, ai i ka vënë flakën makinës së shqiptarit, në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit.

Aktualisht, 29-vjeçari mbahet në paraburgim në Savignano dhe pritet të transferohet në burgun e Forlit, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat ligjore për çështjen. Ndërkohë, për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes së Denaldo Maxhallakut, pritet të caktohet eksperti që do të kryejë autopsinë.

Ngjarja ka tronditur familjen e 31-vjeçarit, veçanërisht bashkëshorten e tij, e cila ka rrëfyer momentet e fundit para se ai të largohej nga shtëpia.

“Ai doli nga shtëpia më 8 tetor, duke thënë: ‘Po shkoj në bar, shihemi në mbrëmje’. Ishte një bashkëshort, një baba i kujdesshëm, e donte vajzën tonë vetëm një vjeçe dhe ishte një punëtor i jashtëzakonshëm”, është shprehur ajo.

Hetimet në Itali vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes dhe veprimet e dyshuara të autorit pas krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari
Previous article SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari Aktualitet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT