• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Një tjetër yll lë futbollin, tërhiqet Ronaldinho
Home
Futboll

Një tjetër yll lë futbollin, tërhiqet Ronaldinho

6 December, 2017 g.autor Futboll, Sport

Ronaldinho pritet që në vitin 2018 përfundimisht të pensionohet nga futbolli aktiv. Sulmuesi 37 vjeçar brazilian, Ronaldinho tashmë ka kaluar dy vitet e fundit pa një kontratë me ndonjë klub, që kur u largua nga Fluminense, por ka deklaruar më herët se do të fokusohet në interesa që s’kanë të bëjnë me futbollin, nëse një ditë do të vendoste të “varte këpucët në gozhdë”.

Karriera e pasur e tij ka nisur te Gremio, në vitin 1998, klubi brazilian që sivjet fitoi Kupën Libertadores, ose Champions Leaguen e Amerikës Latine.

“Po, ekziston kjo mundësi. Mendoj se do t’i them lamtumirë futbollit vitin e ardhshëm, zyrtarisht”, ka thënë Ronaldinho në një konferencë për shtyp.

“Ndoshta mund të luaj disa ndeshje lamtumire, me ekipet ku jam aktivizuar përgjatë karrierës, por për këtë do të mendojmë në vijim. Në momentin që do të jem tërhequr nga futbolli, atëherë do të eci përpara me projektet e mia muzikore, akademitë sportive etj.. Kjo është një fushë e re për mua, por do të kem kohë për ta eksploruar dhe për t’u adaptuar”, tha ylli brazilian.

Ronaldinho fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, ndërsa ka fituar edhe Champions Leaguen dhe dy herë La Ligën me Barcelonën, sikurse edhe Serie A me Milanin. Ai është shpallur fitues i trofeut individual “Lojtari më i mirë i vitit për FIFA-n” në vitet 2004 dhe 2005, sikurse edhe i “Topit të Artë” në 2005-n./ mapo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/ Presidenti Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit
Previous article FOTO/ Titulli i këngës së Taylor Swift sapo krijoi debatin më të madh në rrjetet sociale

g.autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT