• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ “Gjysmagjel, sulmues Saliu, Lul vëllai…”, të gjitha batutat e Ramës për PD-në dhe LSI-në
Home
Breaking News

VIDEO/ “Gjysmagjel, sulmues Saliu, Lul vëllai…”, të gjitha batutat e Ramës për PD-në dhe LSI-në

13 October, 2017 Editor Aktualitet, Breaking News

Kryeministri Edi Rama në një fjalim të gjatë sot në Parlament ka sulmuar frontalisht dy partitë e opozitës, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Gjatë fjalës së tij, Rama përdori pa kursim ironitë dhe sarkazmën për kundërshtarët e tij.

Rama foli me ironi, ndërsa tha se shkaku pse shqiptarët votuan PS duke i dhënë shumicën qeverisëse ishte “se PS di të mbajë përgjegjësi” ndërsa “PD e LSI janë jetimë të papërgjegjshmërisë”.

“Jo se ne nuk jemi të pakonkurueshëm, por ju nuk jeni në garë. Jeni njerëz të gabuar në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar” tha Rama.

Rama hodhi poshtë akuzat për lidhje me krimin dhe akuzoi PD se vazhdon të ketë “program laj thaj kanotierën e sulmuesit të Saliut.”

“Unë nuk jam as përdorues as shitës dhe as trafikant dhe as bos i trafikut të drogës”, tha Rama, ndërsa shtoi se “PD “me zero lidership”. Nuk ka reflektuar, “zero”. Nuk ka asnjë vizion, “bosh”, asnjë program ‘fushë”.  Asnjë ide dhe asnjë titull të ri, vetëm  këngën e vjetër shaj e shaj se diçka do të mbetet”.

Rama tha më tej se në në “PD janë “gjysmagjelë” që nuk kanë reflektuar fare as nga rezultati i zgjedhjeve por nuk kanë ndryshuar as vullnetin e tyre destruktiv dhe negativ ndaj vendit“.

Në këtë fushatë sipas Ramës është përfshirë dhe LSI e cila ”dashurinë e qetësinë e ka zëvendësuar llapazanëri e vajmedetëri”.

Disa nga batutat e Ramës sot:

Rama për programin e PD:

-Për kë do të votojnë shqiptarët?! Për programin keni laj thaj kanotierën e sulmuesit të Saliut.

Për skuadrën e re, laj thaj top i gjatë rrëmujë para porte e dalë ku të dalë.

Apo do të votojë për liderin?!

Laj, thaj, arno të vjetrat.. dil në fushë.. ky nuk është lidership tani hajde bini këmbëve sa të mundeni. Ju hajdeni bini këmbëve me kanotierën e sulmuesit.

Rama për opozitën:

-Jeni komplet bosh, bosh lart e bosh poshtë, bosh para e bosh mbrapa

Rama për Bashën:

“Edhe miku im Lulzim Basha pasi bëri akt lidershipi me 18 maj e mohoi se u tremb, nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te çadra e dasmave.

E mohoi dhe ça bëri ripohoi politikën qorre, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel.

Rama për bashkëpunimin Basha-Kryemadhi

Edhe LSI, që qetësinë dhe dashurinë e ktheu në llapazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re.

Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall”. Po kjo natyrisht është një çështje e kotë, retorike sepse ka më shumë emocion se kë të qash më parë, vëllain apo motrën që kanë një hall dhe që halli i ka bërë bashkë si një kazan që ky nga ku dëgjohen thirrjet bombastike si të të luftojmë krimin, drogën se në fakt krimi dhe droga e kanë fajin që ju jeni papërgjegjshmëri.

Kur do vijë në pushtet PD sipas Ramës:

Ju me tuajën jeni në rregull, pasi nuk lini gjë pa sharë, kur dikush nëpër dhëmbë iu thotë keni rrjedhur. Fajin e kemi ne që votohemi dhe bëjmë sukses, ju nuk keni asnjë faj.

Jeni kthyer pas marshimit në çadrën e dasmën me 9 deputetë më pak dhe 200 mijë pupla më pak, i latë rrugës dhe nuk reflektoni. Ngrini volumin si frikacaku kur përshkon pyllin natën.

Sa të ketë krim, drogë dhe mafie dhe 100 fjalë të tjera për garniturë kur vjen fjala e 101 ngelni. Dhe për 100 vite të tjera ju jeni në rregull, priteni pushtetin që t’iu vijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plani me 10 pika i Emanuel Macron për rilindjen e Europës
Previous article Vasili: Ligji i minoriteteve, servilizëm. Bushati: Ministrat tuaj firmosën

Editor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT