• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vasili: Ligji i minoriteteve, servilizëm. Bushati: Ministrat tuaj firmosën
Home
Aktualitet

Vasili: Ligji i minoriteteve, servilizëm. Bushati: Ministrat tuaj firmosën

13 October, 2017 Editor Aktualitet

Ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë seanca e shtyrë nga dita e djeshme  pas debateve të forta dhe përjashtimit të Flamur Nokës. Seanca ka nisur aty ku u ndërpre dje, te debati për ligjin për minoritetet.

Fillimisht nga përplasjet e mesditës së të enjtes seanca u shty për pasdite, por sërish pati përplasje, pasi Flamur Noka nuk është bindur për të lënë sallën e Kuvendit duke bërë që seanca të shtyhet për sot në orën 08:30.

Në seancën e sotme nuk është Flamur Noka i përjashtuar me 10 ditë për bllokim të punimeve, ndërsa pritet qëndrimi i PD pas dy seancave të bllokuara.

Shtyja e seancës nga dje për sot, ka bërë që të shtyhet një pjesë e axhendës së planifikuar nga Rama për mbledhjen e qeverisë në Vlorë.

Kryeministri kishte planifikuar që ditën e sotme dhe nesër në Vlorë të zhvillonte mbledhjen e qeverisë.

Zhvillimet nga Kuvendi i Shqipërisë

Ora 09:30 Vasili: Deklaratat e Bushatit, qesharake dhe vulgare
Kryetari i grupit të replikoi sërish me Bushatin në Kuvend duke i cilësuar si vulgare dhe qesharake deklaratat e tij se kur LSI ishte në qeveri ishte dakord me ligjin.

“Kam një vërejtje miqësore, koha e ndërhyrjes për cdo ministër nuk duhet ti kalojë 10 minuta, tani kaluan 3 minuta e gjysëm.

Dëgjuam të habitur që dikush këtu tha pakicat kanë të drejta të ndryshme. Së dyti debati konsumohet hapur në publik në komisione.

Argumente qesharake që disa ministra kur ishin në qeveri kanë firmosur, Kuvendi nuk duhet të bjerë në vulgaritete të tilla” tha Vasili.

Ora 09:00 Bushati i përgjigjet Vasilit: Ministrat e tuaj firmosën…
Ministri i Jashtëm Bushati i është përgjigjur Vasilit duke i kujtuar se kur ishit në qeveri më PS ishit dakord, madje ai theksoi se 4 ministra që sot nuk janë pjesë e kabinetit qeveritar kanë firmosur pro këtij ligji dhe sot vijnë këtu dhe kërkojnë që të luajnë me këtë cështje.

“Kur ishte ministër i Drejtësisë kolegu u shpreh në favor të ligjit ku ishte anëtar i kabinetit qeveritar. Nuk kishte asnjë pakënaqësi. Është krejt normale kur njeriu kalon nga njëra anë në anën tjetër të tavolinës të ndryshojë mendim. 

Konventa Kuadër nuk është shkelur.  U tha që ligji është anti-kushtetues, jo, ajo flet për termin pakicë kombëtare. U fol për zona minoritare, nuk ka koncepte të tilla, janë koncepte hoxhiste. Akademia e Shkencave është shprehur për këtë projekt.

4 ministra që sot nuk janë pjesë e kabinetit qeveritar kanë firmosur pro këtij ligji dhe sot vijnë këtu dhe kërkojnë që të luajnë me këtë cështje. Tani na thuhet mos e miratojmë sot, cila është alternativa? 2 vite në qeveri jemi dakord, tak bëjmë daci bau dhe themi po e bëjmë Shqipërinë multi-etnike. Të vish këtu të lexosh broçkulla dhe të lexosh letra letërsie të dalë boje. Të vish dhe të kesh fobi ndaj pakicave..” deklaroi ai.

Ora 08:45 Vasili: Ligji i minoritetit servilizëm, s’duhet të kalojë sot
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili kërkon që ligji për pakicat të mos votohet sot, pasi është në shkelje. Ai e cilësoi ligjin si konformizëm servil dhe shenjë e injorancës shtetërore.

“Seanca e djeshme mori një rrugë të gabuar. Tensionet e djeshme duhet të shmangeshin. Ligji i pakicave për nga mënyra si është përgatitur nuk është për t’u miratuar sot, pasi është në shkelje të Kushtetutës dhe Konventave Kuadër Ndërkombëtare.

Projektligji nuk as koherencë dhe as standarde bashkëkohore. Ky është konformizëm servil, shenjë e injorancës shtetërore. Ky është provokim ndaj shqiptarëve, pasi po mblidhen pakica. Duhet ta përpunojmë projektligjin, duhet të ketë debat publik për të pasur në ligj sipas standardeve dhe atë traditë të shtetit shqiptar” deklaroi ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ “Gjysmagjel, sulmues Saliu, Lul vëllai…”, të gjitha batutat e Ramës për PD-në dhe LSI-në
Previous article Zgjedhjet në Austri, me atmosferë kundër myslimanëve

Editor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT