Siç ishte parashikuar, sot në mbledhjen e parlamentit do të votohet me votë të fshehtë, hapja rrugë apo jo për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, sipas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për Tahirin u vendos se do të votohej në mënyrë të fshehtë.
“Kam dëgjuar shumë njerëz që janë përbetuar çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë as më pak. Nuk pres ta gjej të vërtetën time këtu në sallën e Parlamentit, por aty ku më takon, para drejtësisë dhe qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin, përrpjekja ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”, u shpreh deputeti Tahiri. Sapo mbaroi fjalen Tahiri u largua nga kuvendi.
/AlpeNews.al/