Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër tronditi mbarë opinionin publik, kur burrë e grua, Aleko Kosta 66-vjeç dhe Afërdita Kosta 49-vjeç u gjetën të vrarë brenda banesës së tyre, në sy të djalit.
Ai ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda. Në banesë në momentin e krimit ndodhej edhe djali 15-vjeçar i çiftit që pa tmerr me sy.
Shkak për të ndërmarrë këtë akt të rëndë është bërë një gjyq i fituar nga çifti Kosota për një konflikt pronësie që kishin pasur me Aposton, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimën.
Në qytet, Afërdita njihej si një mësuese e nderuar, ndërsa Aleko, ishte më i njohur, për shkak edhe të profesionit si saksofonist.


