• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vettingu “bën kurban” viktimën e parë. Kush është dhe si u zbulua prokurori që falsifikoi dosjen
Home
Shqipëri

Vettingu “bën kurban” viktimën e parë. Kush është dhe si u zbulua prokurori që falsifikoi dosjen

5 January, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Në hapat e para të vetingut, kontrollet e gjykatësve dhe prokurorëve po kryhen në heshtje. Deri tani nuk janë zbuluar “bëmat” e mëdha të korrupsionit ashtu siç paralajmëruar, u mësua se nga kontrolli i figurës së prokurorëve është zbuluar një rast falsifikimi.

Mediat mësuan se Prokuroria e Tiranës nisi hetimin për një prokuror të Elbasanit, që dyshohet për fshehjen një dosjeje hetimore dhe falsifikimin e saj.

Kreshnik Ajazi, prokuror në Elbasan ka pasur nën hetim një subjekt privat, i cili ishte kallëzuar nga një bankë e nivelit të dytë për mashtrim me kredi.

Skandali, i cili daton në shkurt të vitit 2017, u zbulua vetëm pak ditë më parë, në mënyrë fare rastësore.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, aktualisht prokuror te Krimet e Rënda, Gentian Osmani, është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Disa vendimmarrje të tij, në kohën kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Elbasanit janë përzgjedhur me short për t’u vlerësuar nga aspekti profesional.

Një prej këtyre akteve është edhe vendimi për shfuqizimin e dërgimit në gjyq të procedimit penal nr. 704, dt. 17.03.2014, të prokurorit Kreshnik Ajazi.

Në këtë dosje hetimore, prokurori Kreshnik Ajazi, ka zhvilluar hetimet për një kallëzim të bankës “U….”, kundër kompanisë “E….”shpk, për veprën penale të “Mashtrimit me kredi”.

Në shtator 2014, prokurori Ajazi ka vendosur dërgimin e çështjes për gjykim.

Por, ky vendim është shfuqizuar nga drejtuesi i Prokurorisë së asaj kohe, Osmani, me argumentimin se nuk ishin kryer veprimet e plota dhe të nevojshme hetimore.

Pas këtij vendimi shfuqizimi, prokurori Ajazi ka kryer sërish veprime të tjera dhe, në përfundim, në dt. 31.12.2014, ka vendosur pushimin e çështjes.

Kallëzuesi, banka “U…”, ka bërë ankim pranë gjykatës së Elbasanit, e cila, në 08.02.2016 ka lënë në fuqi vendimin e pushimit të hetimit, marrë nga prokurori.

Kallëzuesi nuk është tërhequr dhe ka bërë ankim pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Kjo e fundit, me vendimin dt. 20.02.2017, ka prishuar vendimin e pushimit dhe ka urdhëruar prokurorin që të zhvillojë hetime më të thelluara.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit i është dorëzuar në mënyrë të protokolluar prokurorit Kreshnik Ajazi, i cili, siç rezulton, nuk ka kryer asnjë veprim sipas urdhërit të vendosur nga Gjykata e Apelit dhe e ka arkivuar rastin.

Pra, pavarësisht urdhërimit nga ana e Gjykatës së Apelit, prokurori i çështjes nuk e ka rihapur më dosjen hetimore, duke mos kryer asnjë veprim procedurial.

Por, historia nuk përfundon këtu.

Pak javë pasi ka marrë në dorëzim vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit për rifillimin e hetimeve, prokurori Ajazi komandohet në Prokurorinë e Kavajës.

Në bazë të ligjit, ai dorëzon të gjithë dosjet që kishte në ngarkim në Prokurorinë e Elbasanit, përfshirë edhe dosjen e hetimit, të cilën e kishte rikthyer Gjykata e Apelit Durrës.

Burimet nga Prokuroria e Tiranës thonë se, në proces-verbalin e dorëzimit të dosjeve pranë kancelarit, prokurori Ajazi, për këtë dosje ka shënuar të dhënat për një tjetër dosje, e cila, sipas shënimit të tij, kishte përfunduar gjykimin.

Për shkak të procesit të Vetingut për ish-drejtuesin Gentian Osmani, u konsultuan arkivat në Prokurorinë e Elbasanit, nga ku rezultoi se prokurori Ajazi kishte dorëzuar këtë dosje të papërfunduar, por duke e shoqëruar me shënimet për një tjetër rast.

Dyshohet se prokurori Kreshnik Ajazi ka falsifikuar përmbajtjen e procesverbalit që ka dorëzuar në zyrën e kancelares, duke ndryshuar të dhënat e vendimit datë 08.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me një tjetër rast.

Në bazë të verifikimeve paraprake të kryera në Gjykatën e Elbasanit, nuk gjendet asnjë vendim penal me përmbajtjen e treguar nga prokurori Kreshnik Ajazi në procesverbalin që ka dorëzuar.

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pritet të zbardhë motivet se përse prokurori nuk ka kryer veprimet në bazë të urdhërit të gjykatës, duke cënuar rëndë ecurinë e hetimit, si edhe të drejtat e palëve të përfshira në procedimin penal.

Gjithashtu, hetimi pritet të zbardhë edhe motivet se përse prokurori Ajazi ka shënuar të dhëna të rreme në proces-verbalin e dorëzimit të dosjeve të tij, në kohën kur ai ka lëvizur nga Prokuroria e Elbasanit në drejtim të asaj të Kavajës.

Në bazë të dyshimeve fillestare të Prokurorisë së kryeqytetit, e cila ka nisur shqyrtimin e rastit, mendohet që prokurori Ajazi ka synuar të fshehë ekzistencën e vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjithësesi, hetimi pritet të zbardhë motivet e plota.

Ndërkohë që ky rast mund të konsiderohet si i pari që zbulon procesi i Vetingut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona Qereti në shtrat me bosin 76-vjeçar: Dua të bëhem miliardere kaq shumë (FOTO)
Previous article Rexhep Qosja: Saimir Tahiri? I pafajshëm derisa të provohet e kundërta

Redaktor2

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT