• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETINGU NË POLITIKË/ Bardhi: Si do të bëhet kontrolli i figurës
Home
Shqipëri

VETINGU NË POLITIKË/ Bardhi: Si do të bëhet kontrolli i figurës

24 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Gazment Bardhi, ish-ministër Drejtësie, aktualisht këshilltar ligjor në PD apelon se procesi i ventingut në politikë nuk mund të presë dot asnjë ditë më shumë. Sipas tij, shkëputja e lidhjeve mes qeverisjes dhe krimit të organizuar dhe largimi i zyrtarëve të korruptuar është emergjencë kombëtare. Z.Bardhi gjykon se zyrtari i shkarkuar nga vetingu shkon përpara drejtësisë pa “kostumin” e rëndë të zyrtarit publik dhe nëse ka kryer krime, shkon në burg. Z.Bardhi, një njohës i mirë i ligjit thotë për “Gazeta Shqiptare” se procesi do të jetë i thjeshtë dhe i ngjashëm me atë që ndiqet edhe në procesin e dekriminalizimit.

Strukturat përgjegjëse për realizimin e këtij procesi do të jenë të pavarura nga politika dhe më shumë se një organ, për të kontrolluar dhe balancuar njëri-tjetrin. Zyrtari i lartë i PD-së dënon tentativat e kryeministrit Rama për të manipuluar opinionin publik, me qëllimin e deformimit të qëllimeve të vërteta të procesit të vetingut të politikanëve. Z.Bardhi bën të ditur se PD është në kontakt me ndërkombëtarët dhe ka marrë inkurajimin e tyre teksa kujton se “edhe në rastin e Ligjit për Dekriminalizimin, opozitës iu deshën më shumë se 6 muaj që të merrte mbështetje institucionale të partnerëve për procesin e dekriminalizimit”. Eksperti ligjor i PD flet edhe për ngërçin në sistemin e drejtësisë, ndryshimet që PD po i bën ligjit antimafia si dhe ‘paligjmërinë’ e vendimeve të kryeprokurores Arta Marku.

 Z. Bardhi pse pikërisht tani PD-ja ka ndërmarrë një nismë kushtetuese për vetingun në politikë dhe si është menduar realizimi i këtij propozimi? Çfarë synohet konkretisht?

Partia Demokratike ka propozuar përfshirjen e zyrtarëve të lartë publikë në procesin e vetingut, që në kohën e diskutimit mbi Reformën në Drejtësi. Të njëjtën kërkesë e kemi përsëritur zyrtarisht edhe në momentin ku u miratua procesi i vetingut për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Tashmë, ky proces nuk mund të presë dot asnjë ditë më shumë. Shkëputja e lidhjeve midis qeverisjes dhe krimit të organizuar dhe largimin i zyrtarëve të korruptuar e të lidhur me krimin është emergjencë kombëtare. Procesi është menduar të ndjek të njëjtat standarde, siç aplikohet edhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Mendoj se politikanët nuk kanë asnjë arsye që të trajtohen ndryshe. Procesi do të jetë i thjeshtë dhe i ngjashëm më atë që ndiqet edhe në procesin e dekriminalizimit. Strukturat përgjegjëse për realizimin e këtij procesi, do të jenë të pavarura nga politika dhe më shumë se një organ, për të kontrolluar dhe balancuar njëri-tjetrin. Synimi është pastrimi i politikës nga individët e lidhur me krimin e organizuar apo individët që nuk justifikojnë ligjërisht pasurinë e tyre. Vetëm në këtë mënyrë, arrijmë të kemi politikanë e zyrtarë, që nuk punojnë për krimin e organizuar dhe veten e tyre, por për problemet e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Ka të drejtë kryeministri Rama kur thotë se nuk mund të hiqen politikanët nga jeta parlamentare vetëm se iu gjet një fotografi me një person të inkriminuar, ndërsa e ka quajtur këtë si një tentativë të opozitës për të bllokuar drejtësinë?

Në fakt, nuk bëhet fjalë për këtë. Nuk bëhet fjalë për një fotografi. Bëhet fjalë për kontakte të qëllimshme dhe të vazhdueshëm, që nuk përputhen me detyrën shtetërore, midis një politikani dhe eksponentëve të krimit të organizuar. Bëhet fjalë për individë që punojnë çdo ditë për t’i dhënë tendera dhe koncesione eksponentëve të krimit të organizuar. Është e qartë që deformimi i qëllimeve të vërteta të procesit të vetingut të politikanëve nga kryeministri Edi Rama është një tentativë për të manipuluar opinionit publik, për shkak se nuk e do vetingun. Mos u habisni. Kemi dëgjuar këto ditë justifikime nga më absurdet për mungesën e vullnetit të Edi Ramës për vetingun në politikë. Është qesharake të thuash se largimin nga qeverisja e individëve të lidhur me krimin e organizuar apo që nuk justifikojnë pasurinë e tyre, pengon drejtësinë. Si e pengon drejtësinë shkëputja e lidhjeve midis qeverisjes dhe krimit? Si e pengon drejtësinë largimi nga funksioni publik i zyrtarëve të korruptuar? Kurrsesi nuk e pengon, veç e ndihmon. Zyrtari i shkarkuar nga vetingu shkon përpara drejtësisë pa “kostumin” e rëndë të zyrtarit publik dhe nëse ka kryer krime, shkon në burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Besa publikoi videon e Elvanës dhe të gjithë u shkrimë së qeshuri
Previous article PËRPLASJA PËR DOSJEN "SHULLAZI"/ Transferimi i prokurorëve, publikohet dokumenti (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT