• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA PËR DOSJEN “SHULLAZI”/ Transferimi i prokurorëve, publikohet dokumenti (FOTO+VIDEO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

PËRPLASJA PËR DOSJEN “SHULLAZI”/ Transferimi i prokurorëve, publikohet dokumenti (FOTO+VIDEO)

24 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Çfarë po ndodh në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda?! Për të dhënë një panoramë më të qartë rreth situatës e përplasjeve mes 10 prokurorëve dhe drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe kryeprokurores Arta Marku, e ftuar në Top Talk ka qenë gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha.

Prej datës 19 qershor, ditë kur 10 prokurorët kundërshtuan hedhjen e shortit për dosjen “Shullazi”, duke e konsideruar të pabazuar me ligj, nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit e institucionit.

Sipas prokurorëve hedhja e shortit cënonte parimet e Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e prokurorëve, aq më tepër në në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmërinë e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes.

Duket se ajo që e agravoi edhe më tej situatën kanë qenë edhe masat disiplinore të marra nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, e cila transferonte përkohësisht 4 prej tyre në Prokuroritë e rretheve.

Ashtu siç edhe kishin deklaruar në një letër dërguar mediave më 21 shtator, se nuk ishin njohur zyrtarisht me masat disiplinore të marra nga Arta Marku, gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se vetëm paraditen e së hënës 10 prokurorët janë njoftuar për vendimet, duke pasur në dorë edhe vendimin e marrë nga Marku për transferimin e përkohshëm të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETINGU NË POLITIKË/ Bardhi: Si do të bëhet kontrolli i figurës
Previous article U NDALËN NË DERBI/ David Luiz tregon arsyen pse Chelsea nuk fitoi ndaj West Ham

k.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT