• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETINGU DHE MAGJISTRATURA/ Ngjela: “Treshja” Rama Meta Berisha nuk e duan se kanë frikë. Janë të…
Home
Shqipëri

VETINGU DHE MAGJISTRATURA/ Ngjela: “Treshja” Rama Meta Berisha nuk e duan se kanë frikë. Janë të…

25 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Avokati Spartak Ngjela thotë se reformën në drejtësi nuk e duan treshja Rama-Berisha-Meta.

Ngjela tha se për shkak se nuk ndihen të sigurt dhe “kanë frikë”, ata përpiqen ta vonojnë. Ngjela shprehet se me zbatimin e reformës në drejtësi, asnjëri prej tyre nuk do të jetë më në politikë.

Sipas Ngjelës, diçka e tillë do të ndodhë për faktin se kanë bërë gabime.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk është shqetësuese, pasi ata kanë shkaktuar dëm. Ata nuk kanë qenë gjykatës, por dëmprurës, i kanë sjellë shumë dëm, jo vetëm drejtësisë shqiptare, që ka bërë gjëra të rralla pa korrupsionin, por kanë vonuar shumë reformën në drejtësi me budallallëqet e tyre, dhe shkelje të rënda. Pasojat po i vuajmë ne. Asnjë nga këta nuk është i sigurt nga kjo reformë. Të gjithë kanë frikë, të gjithë e pengojnë, si majtas i djathtas. Treshja Berisha-Rama Meta janë më të implikuarit. Mazhoranca nuk mund të tërhiqet nga marrëveshja me Uashingtonit. Rama nuk shpëton dot.

Ligji i magjistratëve liberalizon problemin e magjistrave dhe hap spektrin e shkollës së Magjistraturës, pasi pritet vakum gjyqtarësh. Pse e pengon opozita? Cila është arsyeja që e bllokon shkollën? Pra s’do reformën. Ata e bllokojnë se kanë shpresa që do ketë ndonjë konfrontim, dhe do ta shtyjnë. Problemi është kush do shpëtojë nga ndëshkimi penal, dhe kjo varet nga gjykata, por në politikë s’do të jetë më asnjëri. Kjo sepse kanë bërë gabime. Ambasadorja e re amerikane në vendin tonë që nuk është konfirmuar ende në Senat, është shumë rang i lartë, u shpreh ai.

Duke komentuar vonesat që mund të sjellë zbatimi i procesit të vettingut dhe realizimi i reformës në drejtësi, Ngjela tha se “Kjo është reformë e madhe, dhe nuk pësojnë gjë shqiptarët nëse vonohen gjyqet një vit, pasi këtu janë vonuar për 5 vite”.

Sipas avokatit Ngjela, deri më tani procesi i vettingut ka funksionuar normalisht, dhe jo me dy standarde, por thotë se mund të ketë pasur ndonjë lëshim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miss Shqipëria flet për operacionet plastike: Jam KUNDRA atyre që të nxjerin nga vetja, por...
Previous article 59 KILOGRAMË MARIJUANË NË MAKINË/ Greku kishte përgatitur 11 pako për t'i shitur. Dyshohet...

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT