• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËVRASJA E 13 VJEÇARIT NË VLORË/ I ati: Nuk e mendova tragjedinë, unë i bërtita sepse…
Home
Breaking News

VETËVRASJA E 13 VJEÇARIT NË VLORË/ I ati: Nuk e mendova tragjedinë, unë i bërtita sepse…

11 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Babai kritikoi të birin 13 vjeç se i kishte marrë makinën pa leje dhe i kishte çarë edhe gomën, pa e menduar se kjo do të shkaktonte një tragjedi të rëndë në familjen e tij.

Vetëm pak momente pasi e kritikuan prindërit e tij, fëmija ka shkuar në një banesë tjetër që posedohej po nga familja e tij dhe është vetëqëlluar me një armë zjarri. Ngjarja e rëndë u zbulua dje rreth orës 16:40, kur babai i të miturit Meritan Aliaj, e ka gjetur atë të pajetë

NGJARJA

Ngjarja e rëndë që i mori jetën djalit të vetëm të familjes Aliaj, ndodhi në fshatin Fitore të Vlorës. Sipas të dhënave të Policisë së këtij qarku, e cila i referohet dëshmisë së babait të të miturit, gjithçka nisi në orët e paradites, kur djali i tij Meritani i kishte marrë pa leje mjetin që ai posedonte, fuoristradë. Fëmija ka bërë disa xhiro në rrugët e amortizuara të zonës, e, për pasojë, njëra gomë e mjetit është shpuar. Ai e ka parkuar makinën me gomën e shpuar para shtëpisë, por sapo e ka konstatuar i ati, ka nisur t’i bërtasë të birit. Ai është kritikuar edhe nga pjesa tjetër e familjes. Dyshohet se i mituri nuk e ka përballuar dot kritikën familjare dhe në kushtet e një ngarkese të fortë psikologjike, ai është nisur drejt një banese që e përdorte po familja e tij. Banesa ndodhej rreth 30 minuta më larg në këmbë, në periferi të fshatit. Edhe ai rrinte shpesh aty pasi bashkë me familjen e përdornin si stan për blegtori. Aty fëmija ka gjetur një armë, pistoletë TT, të cilën i ati e mbante të fshehur pa leje dhe është vetëqëlluar me plumb në kokë.

banesa e 13-vjecarit qe u vetvra ne vlore

ZBULIMI

Plumbi në kokë i ka marrë jetën e menjëhershme të miturit. Por, ndërkohë, ngjarja është zbuluar disa orë më pas, kur mungesa e tij në shtëpi ka vënë në alarm familjen. Pasi kanë kontrolluar gjithandej dhe kanë pyetur edhe disa fqinj ku djali shkonte shpesh te moshatarët e tij, babai i tij është nisur menjëherë drejt banesës tjetër që kishin në periferi të fshatit. Por atje ai zbuloi se i biri ishte vetëvrarë me një armë që ai e mbante të fshehur diku në banesë. Dyshohet se arma ka qenë e mbushur dhe i mituri e ka pasur të lehtë ta përdorë atë. “I bërtitëm pak paradite, pasi ai kishte marrë makinën time pa leje dhe kishte dalë nëpër fshat. Kishte çarë edhe gomën e mjetit dhe unë i bërtita, por nuk e mendova kurrë këtë tragjedi që më ndodhi.

Djali u largua nga shtëpia dhe më pas u merakosa nga vonesa e tij. Nuk e gjeta asgjëkund këtu rreth shtëpisë dhe u nisa menjëherë te një shtëpi si stan që e kemi në periferi. Aty e gjeta tim bir pa jetë, ishte vetëvrarë me armë zjarri”, ka pohuar dje për grupin e hetimit babai i 13-vjeçarit.

Trupi i tij është dërguar në morg për të kryer veprimet e duhura dhe më pas u është dorëzuar sërish familjarëve për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Sipas fqinjëve të familjes, Meritani, këtë vit akademik, futej në klasën e tetë në shkollën e fshatit Fitore. Ai, gjatë muajve të verës, merrej me bagëtinë dhe rrinte shumë shpesh te banesa ku edhe u gjet i vetëvrarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Çmendet'' rrjeti/ Selena Gomez mos vallë ke bërë gjoksin? (FOTO)
Previous article NUK DO TË LUAJNË NË MIQËSORE/ Brazili bën të lumtur trajnerin e Liverpool

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët Aktualitet

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin Aktualitet

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT