Monika Kryemadhi tha se studentët e këtij qyteti i bënë demaskimin më të madh kryeministrit Edi Rama.
Kryetarja e LSI-së u shpreh se demaskimi që mori Rama ditë më parë gjatë takimit me ta në Vlorë, iu dha studentëve forcë dhe vullnet për të vijuar protestat të cilat siguron se do të mbështeten nga opozita.
Ajo thotë se shumë shpejt Ramës do t’i shpërthejë një skandal i madh.
“Protesta e studentëve në Vlorë ka një vlerë të jashtëzakonshme, por ka edhe një vlerë historike sepse rinia e ka kuptuar se kur janë të bashkuar dhe kanë një qëllim mund t’ia arrijnë.
Demaskimin më të madh Ramës ia bënë studentët e Vlorës. Ai demaskim iu dha forcë dhe vullnet studentëve.
Ne politikanët ndonjëherë bëhemi cinikë, por harrojmë se edhe ne burimin e kemi tek populli.
Asnjëri nga ne nuk e meriton atë që kemi, por më e pakta që duhet të bëjmë është që të kujdesemi për qytetarët.”


