• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VERA PËRVËLUESE E SPANJËS/ Zjarre, thatësira, vapë zhuritëse, temperaturat deri në 46 gradë
Home
Nderkombetare

VERA PËRVËLUESE E SPANJËS/ Zjarre, thatësira, vapë zhuritëse, temperaturat deri në 46 gradë

17 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Spanjë vala e të nxehtit ka arritur kulmin, në mbarë vendin janë hapur vatra të shumta zjarri. Vendi po kalon një thatësirë të paparë ndonjëherë dhe temperaturat kanë arritur rekord me deri në 46 gradë.   

Shumë kohë për intervistë nuk ka Victor Domínguez. Ai me ekipin e tij të Kryqit të Kuq sapo janë nisur drejt një vatre të re zjarri, që ka shpërthyer në komunën Casas de Miravete në provincën Extremadura, pak orë me makinë larg Madrid.

Në orën dy të mëngjesit evakuohen 66 vetë. Ata kanë nevojë për një vendstrehimi, për ujë dhe ushqim si dhe trajtim psikologjik. “Njerëzit janë në përgjithësi mjaft të shqetësuar. Atyre u duhej të dilnin nga shtëpitë duke lënë pas gjithçka në orët e para të mëngjesit, sepse një zjarr i madh po përhapej direkt sipër fshatit të tyre”, thotë Dominguez.

Spanien Hitzewelle und Brände

Prej ditësh ai dhe ndihmës të tjerë punojnë papushim në zona të ndryshme, ku kanë rënë zjarre. Edhe në Ladrillar. Flakët atje kanë gëlltitur ndërkohë rreth 4000 hektarë tokë. Qindra banorë janë larguar nga shtëpitë.

“Ndihemi të pafuqishëm”

Edhe Victor Domínguez ka qenë në Ladrillar. “Eshtë një javë shumë e vështirë. Temperaturat janë ekstremisht të larta. Era ndryshon vazhdimisht drejtimin. Zjarrëfikësit po punojnë në limitet e kapaciteteve”. Ai shton, se „ndonjëherë ndihemi të pafuqishëm. Ne s’mund ta influencojmë motin, ndërkohë që moti është thelbësor për ta vënë zjarrin nën kontroll.”

Spanja gjatë këtij korriku po përjeton valën e dytë të gjatë të të nxehtit me temepratura deri në 46 gradë, që po vazhdojnë për ditë me radhë madje edhe më gjatë se një javë. Vala e parë e të nxehtit e përfshiu vendin në qershor. Ishin temperatura të pazakonta. Edhe në qershor pati zjarre në pyje.

Spanien | Hitzewelle | Temperaturanzeige in SevilleTemperatura e matur në Sevilla më 11 qershor 2022

Një zonë prej 30.000 hektarësh u cënua prej zjarreve në parkun natyror të Sierra de la Culebra. Kjo zonë është jo vetëm bastioni i fundit i ujkut në Europën Perëndimore, por edhe një zonë e rëndësishme për bujqësinë dhe turizmin.

Këtë verë kriza e klimës po duket më qartë se çdo herë tjetër me të nxehtit, zjarret, thatërisën dhe mungesën e madhe të të korrave. Së fundi shërbimi shtetëror meteorologjik i Spanjës, Aemet, publikoi studimin dhe regjistrimet e dekadave të fundit.

Meteorologia Beatriz Hervella është e shqetësuar: „Se sa e madhe është influenca e ndryshimit të klimës, këtë duhet ta analizojmë saktë. Por fakt është që temperatura mesatare në Spanjë është rritur”, thotë ajo.

Këto ndryshime dallohen qartazi në verë. Vera ndërkohë është pesë deri në gjashtë javë më e gjatë se në vitet 1980. Në dhjetë vitet e fundit është dyfishuar edhe numri dhe kohëzgjatja e valëve të të nxehtit.

Ndryshimet shkaktojnë jo vetëm thatësira ekstreme, por ato janë të rrezikshme edhe për shëndetin e njeriut. Në Spanjë çdo verë vdesin të paktën 1300 vetë nga të nxehtit ekstrem.

Spanien Hitzewelle und BrändeFshati Olivenza i zbarzur në mesditë

Rrugët bosh

Në shumë qytete në Spanjë rrugët janë pothuajse bosh në orët e pikut të vapës. Kush nuk e ka të nevojshme të dalë jashtë, qendron brenda. Njerëzit dalin jashtë vetëm në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje vonë.

Ndërsa ekipet e emergjencës janë në çdo kohë në krye të detyrës, pavarësisht pikut të të nxehtit. Pavarësisht vështirësive ata përjetojnë vazhdimisht edhe mirënjohje gjatë punës: “Kur i jep një shishe ujë të freskët zjarrëfikësit, e kupton, se sa dobi ka puna që bën secili prej nesh. E ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më tej, sado që të jetë kostoja.”/DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky: Ne do të rimarrim territoret e pushtuara! Kievi: Kriza politike në Perëndim të mos...
Previous article PO TRANSPORTONTE 12 TON MUNICIONE/ Rrëzohet avioni serb në Greqi, në ekuipazh ndodheshin 8 persona

s.autor

Postime të ngjashme

"PO PËRPIQEN TË PENGOJNË MARRËVESHJEN ME IRANIN"/ JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë Botë

"PO PËRPIQEN TË PENGOJNË MARRËVESHJEN ME IRANIN"/ JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ SHBA bombardojnë përsëri me raketa në Iranin jugor Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ SHBA bombardojnë përsëri me raketa në Iranin jugor

SHBA NIS SULME TË REJA NDAJ IRANIT/ Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë Botë

SHBA NIS SULME TË REJA NDAJ IRANIT/ Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT