“Ukraina ka rimarrë disa zona të pushtuara nga rusët dhe do të vazhdojë të luftojë për të marrë të gjithë territorin”, tha Zelensky në mesazhin e tij gjatë natës. Ndërsa këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podolyak kërkoi që askush të mos luajë lojën e Kremlinit duke kërkuar që krizat politike në Perëndim të mos ndalojnë dërgimin e armëve.
Dyshohet se Rusia po përdor termocentralin bërthamor të Zaporizhia, më i madhi në Evropë, si një bazë për të ruajtur armët, duke përfshirë “sistemet e raketave” dhe për të bombarduar disa zona të Ukrainës.
Në një sulm rus në qytetin Dnipro raportohet për 3 të vrarë dhe 15 të plagosur. Sipas guvernatorit rajonal Valentyn Rezynchenko “raketat goditën një fabrikë industriale dhe një rrugë të mbushur me njerëz”.
Për të gjitha këto sulme, presidentja e KE kërkon që të zbatohen sanksionet ndaj Rusisë të paktën deri në janar të vitit 2023.
“Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon pa pushim. Prandaj, ne propozojmë të forcojmë sanksionet tona të ashpra të BE-së kundër Kremlinit, t’i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasin ato deri në janar 2023. Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim i lartë për agresionin e tij” – tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.


