Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë, pasi Gjykata e Tiranës këtë të premte, 4 shtator, e shpalli të paligjshëm arrestimin e tyre.
Menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative, të ndaluarit kanë lënë ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në kryeqytet. Jashtë rrethimit të rajoneve ishin grumbulluar dhjetëra qytetarë e mbështetës, të cilët i pritën të liruarit me ovacione, thirrje e brohoritje.
Vendimi për lirimin e tyre erdhi pasi toga e zezë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë, e cila kërkonte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe ndalimin e hyrjes në territoret e komisariateve 1, 2 dhe 3.
Duke e cilësuar procedurën e shoqërimit si të paligjshme, gjykata urdhëroi daljen e menjëhershme nga qelia pa asnjë masë shtrënguese për të gjithë të arrestuarit.


